Takimi me Ramën në PS, Koka: Unë ministër? Do ta diskutoj
Kryetari socialist, Edi Rama, njëherësh kryeministri i ri i vendit, pritet të fillojë konsultimet për emrat e ministrave të rinj pas datës 20 korrik. Burime zyrtare nga PS-ja bënë të ditur dje për “Gazeta Shqiptare” se, ndërsa dy përfaqësuesit e PS-së dhe të LSI-së, përkatësisht Ilir Beqaj dhe Edmond Haxhinasto janë duke i dhënë dorën e fundit programit 300-ditor të qeverisë së re, po diskutohet edhe për strukturën e kabinetit mes dy kryetarëve të partive. Të njëjtat burime saktësojnë se është rënë dakord në parim që dy nga ministritë e mëdha të shkrihen dhe të prodhojnë nga një ministri të re.
Kështu, mësohet se do të jetë Ministria e Brendshme ajo që do të ndahet në Ministrinë e Rendit dhe në Ministrinë e Pushtetit Vendor. Do të jetë edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që do të ndahet në Ministrinë e Tregtisë dhe në atë të Energjetikës. Këto janë dy nga ministritë për të cilat tashmë është vendosur. Por ende nuk është rënë dakord për dikastere të tjera, siç është ajo e Transporteve dhe ajo e Kulturës, për të cilat u fol se do të ndaheshin për të sjellë të tjera dikastere të reja. Në mbledhjen e grupit parlamentar, javën që shkoi vetë Rama tha se nuk e dinte se sa do të ishte numri i ministrive, por garantoi se qeveria e re do të jetë një qeveri me më pak shpenzime. Ndërkohë dje, Rama u nis drejt Londrës, ku pritet të takohet sot me ish-kryeministrin Toni Blair, i cili ka shprehur gatishmërinë të këshillojë kryeministrin e ri.
TAKIMI
Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama priti dje në zyrën e tij, deputetin e LSI-së, Lefter Koka, në vazhdën e konsultimeve për qeverinë e re. Një ditë pas takimit me kreun e LSI-së Ilir Meta, Koka ka qenë në zyrën e Ramës. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Koka tha se ishte “një kafe mes miqsh”, pasi Rama nuk kishte kohë të dilte nga zyra e tij për shkak të punëve të shumta. Koka tha gjithashtu se nuk ka pasur asnjë vendim për prezencën e tij në qeveri apo diçka në lidhje me këtë. Ndërkohë, pas daljes nga selia e PS-së, i pyetur nga mediat, Koka tha se: “Ka qenë thjesht një takim miqësor; me Ramën kam njohje të hershme, kemi qenë që në 2003-shin ishkryetarë bashkish, të qytetit të Durrësit dhe Tiranës. Shkëmbyem disa mendime për ecurinë e zgjedhjeve që sapo kanë përfunduar”. I pyetur në lidhje me punën që po bëhet për strukturën e qeverisë së re, Koka tha se: “Me sa jam njohur unë, grupi i punës po punon për ndërtimin e strukturës së re qeverisëse. Besoj se këto do të jenë diskutime të mëpasshme”. Ndërsa, sa i përket faktit nëse ai do të jetë një nga ministrat e kabinetit të ri qeveritar, Koka tha se: “Do ta diskutoj tek LSI-ja dhe do t’ju jap përgjigje në ditët në vijim”. Në ditët e para të paszgjedhjeve, kur u konfirmua edhe mazhoranca e re mes PS-së dhe LSI-së, filloi edhe lakimi i emrave të ministrave. Kështu, thuhet se LSI do të ketë 4 deri në 5 ministri që do të drejtojë, por mësohet se PS nuk do të lërë për aleatët as Ministrinë e Shëndetësisë dhe as atë të Arsimit, për shkak të prioriteteve që ajo ka marrë dhe ka vendosur në programin e saj elektoral. Për LSI-në thuhet se mund të jenë në dispozicion Ministria e Transporteve, ajo e Mbrojtjes, Ministria e Integrimit apo edhe ajo e Jashtme. Gjithsesi gjithçka është në diskutim edhe për aleatët e tjerë. PBDNJ-ja gjithashtu ka një mandat deputeti, në bazë të të cilit i takon një post ministror. Por edhe kristiandemokratët, që kanë marrë një deputet, nuk dihet nëse do të drejtojnë ndonjë ministri, edhe pse nuk e kanë vënë kusht të bashkëpunimit me PS-në këtë gjë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)