E Diel, 1 Nëntor 2026

Wolfgang Ischinger Propozimet per ndarjen e Kosoves jane absolutisht te papranueshme

Deutsche Welle Zoti Ischinger komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buumlhler keto dite nuk luajti vetem rolin e garantit te sigurise ne Kosove por edhe te ndermjetesit te suksesshem midis Prishtines dhe Begradit. Mirepo serbet e Kosoves nuk e kane miratuar propozimin e pranuar nga Prishtina dhe Beogradidhe kriza vazhdon. Mendoni se shkallezimi i konfliktit me te vertete eshte evituar

Wofgang Ischinger Shpresoj shume. Fillimisht do te doja te shpreh mirenjohje dhe respekt te larte per gjeneralin Buumlhler te cilin e njoh edhe personalisht per nje kohe te gjate. Mendoj se ai si komandanti i KFOR-it ka luajtur nje rol shume te madh sepse e ka kuptuar se ne vend se te shikoje shkallezimin e mundshem duhet propozuar nje zgjidhje te cilen me pas palet e kane pranuar - te pakten parimisht. Une jam i mendimit se nuk duhet te kete ikje dhe se te dy palet duhet ta zbatojne. Ne tani presim qe edhe serbet e Kosoves te marrin masat e domosdoshme per zbatimin e marreveshjes.

Deutsche Welle Si e vleresoni gjendjen e sigurise ne Kosove dhe ne Ballkan ne pergjithesi Mund te llogaritet edhe me tej me konflikte te vogla apo ato i kemi lene tani pas nesh

Wofgang Ischinger Ah shikoni do te ishte shume mire sikur ky konflikt per ceshtje kufiri dhe tregtie mes Kosoves dhe Serbise te mos kishte ndodhur fare. Mendoj se ketu kemi te bejme me ceshtje te cilat eshte dashur te zgjidhen kahere. Me rendesi eshte qe te gjithe pjesemarresit ne vecanti pergjegjesit ne Beograd te kuptojne se pa zgjidhjen e ketij konflikti pa marre parasyshe se si do te zgjidhet ai dyert e Serbise drejt Evropes nuk mund te hapen me shume dhe nuk do te hapen. Shpresoj se Beogradi e ka kuptuar kete ne te gjitha nivelet dhe se edhe serbet e Kosoves e kane te qarte nje gje te tille.

Deutsche Welle A kane Serbia dhe Kosova ndonje perspektive per integrim ne Bashkimin Evropian dhe cilat kushte duhet te plotesojne ne raporte mes vete A duhet qe Serbia ta njoh Kosoven para anetaresimit ne BE apo ka edhe ndonje zgjidhje tjeter

Wofgang Ischinger Ne kurre nuk kemi kerkuar qe nje zgjidhje specifike te jete kushti i vetem per pranim ne BE. Ne kemi bere propozime se si mund te zgjidhet ky problem edhe pa njohjen e menjehershme te plote mes dy vendeve. Kjo sepse e kemi pasur te qarte se ketu kemi te bejme me probleme politike dhe juridike nga te dy anet. Pra ne nuk kemi kerkuar ndonje zgjidhje specifike. Por kerkesa eshe shume e qarte duhet te krijohet nje gjendje e raporteve mes Kosoves dhe Serbise pa tendosje dhe probleme. Nuk eshte e mundur qe nje vend te behet anetar i BE dhe si te them te importoje problemet e veta te pazgjidhura territoriale brenda BE-se. Kjo nuk do te ndodhe dhe nuk guxon te ndodhe. Mendoj se kete e di shume mire edhe Beogradi. E di edhe presidenti Boris Tadiq te cilin ne vecanti e konsideroj si nje udheheqes te pergjegjshem dhe modern. Shpresoj se edhe pergjegjesit tjere ne Beograd e kane kuptuar kete.

Deutsche Welle Zoti Ischinger natyrisht qe Beogradi dhe Prishtina jane pergjegesit kryesor per gjendjen e sigurise ne keto dy vende. Megjithate si e vleresoni rolin e Bashkimit Evropian ne kete ceshtje BE-ja nuk eshte unike ndaj Kosoves dhe Serbise. Pese vende nuk e kane njohur ende Kosoven nderkohe qe edhe ndaj Serbise gjithnje degjohen kerkesa te ndryshme...

Wofgang Ischinger Bashkimi Evropian eshte ne nje gjendje te rende sepse ne Kosove ka misionin me te madh qe ka derguar deri tani ne ndonje vend tjeter EULEX-in. Ne anen tjeter kemi mungesen e unitetit rreth njohjes se Kosoves - 22 vende e kane njohur Kosoven si shtet sovran dhe te pavarur ndersa pese ende nuk jane te gatshme ta bejne kete hap qe me siguri do te ishte e deshirueshme. Prandaj theksoj edhe nje here se me inicitiven e tij gjenerali Buumlhler dhe KFOR-i kane dhene nje kontribut te madh dhe kane evituar shkallezimin e gjendjes ne kufi. Ai meriton nje falenderim te madh per kete dhe kjo tregon se sa e rendesishme eshte prezenca e KFOR-it ne Kosove. Ne do te kemi edhe per nje kohe nevoje per kete mision ne Kosove.

Deutsche Welle Ju keni shume fjale falenderimesh per gjeneralin Buumlhler dhe KFOR-in por kjo nuk vlene edhe per EULEX-in i cili nuk respektohet aq shume nga palet ne vecanti nga Beogradi. Si e shihni ju rolin e EULEX-it

Wofgang Ischinger Mendoj se BE-ja eshte duke bere me te miren e mundshme ne kushtet e tanishme per te plotesuar kushtet e misionit ne Kosove. Mendoj se eshte me rendesi qe udheheqesit e BE-se te zhvillojne bisedime me Prishtinen dhe Beogradin edhe personalisht. Prandaj pershendes shume viziten e ministrit te Jashtem Guido eestereelle ne kete rajon. Gjate qendrimit atje ai do te vizitoje edhe Prishtinen. Mendoj se ky eshte nje sinjal i rendesishem per te dy palet qe te vazhdojne procesin e dialogut dhe te kerkojne zgjidhje. Nje sinjal i rendesishem per shtetin e ri te Kosoves eshte edhe fakti qe nje minister i Jashtem i Gjermanise ne vjeshte serish do te vizitoje Prishtinen.

Deutsche Welle Nje sinjal eshte natyrisht edhe per Serbine te cilen me 22 gusht do ta vizitoje kancelarja Angela Merkel. Si ndemjetes me pervoje besoni se dialogu mes Prishtines dhe Beogradi ende ka shansa per sukses

Wofgang Ischinger Po ka shansa dhe duhet te kete shansa. Nese ai nuk vazhdohet dhe nese nuk sjell rezultate ne nje kohe te caktuar kjo do te kishte pasoja te medha negative per anetaresimin e te dy shteteve ne BE. Kjo do te jete nje problem i madh ne vecanti per Serbine e cila deshiron qe kete vit te beje edhe disa hapa te tjere drejt afrimit me BE-ne. Une rikujtoj se ne ne kuader te misionit te Trojkes kemi bere para tre vitesh propozime te ndryshme per zgjidhjen e problemit pa njohjen e menjehereshme te plote mes shteteve. Zgjidhjet jane ne tavoline dhe nuk eshte veshtire te formulohen. Detyra e udheheqesve ne vecanti ne Beograd por edhe ne Prishtine eshte qe keto propozime me ndihmen e BE-se ti realizoje.

Detusche Welle Pa u futur ne detaje dhe propozime te shumta ne vecanti me intereson mendimi Juaj per nje propozim te cilin e kane shtruar keto dite disa politikane te larte ne Serbi ndarja e Kosoves. A eshte e mundur ndarja e Kosoves pa destabilizimin e vendeve tjera per shembull Bosnje-Hercegovines Maqedonise Serbise...

Wofgang Ischinger Une mbeten ne mendimet qe kam prezantuar me vite te tera ndarja absolutisht nuk eshte kurfare zgjidhje. Mendoj se edhe propozimi i gjeneralit Buumlhler tregon se KFOR-i e sheh Kosoven si nje shtet dhe nje territor unik te nje shteti. Kompetencat e KFOR-it shtrihen ne mbare vendin - duke perfshire edhe veriun dhe pjesen veriore te Mitrovices. Mendoj se keshtu edhe duhet te jete. Idete per ndarje duhet lene ne arkive dhe duhet gjetur nje kompromis per zgjidhje te perhershme mes Kosoves dhe Serbise. Nje zgjidhje e tille eshte e mundur dhe shume prane. Ajo do te ishte ne interesin e te dy paleve dhe do te ndihmonte keto dy vende ne rrugen drejt BE-se.

Intervistoi Bahri Cani

Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›