Takimi sekret i Lulzim Bashës me Taulant Ballën, Berisha shpërndan videon: Opozita e bodrumit!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e takmit të fshehtë të Lulzim Bashës dhe kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.
“Opozita e bodrumit! Ndiqeni sipas deshirës këtë video”, ka shkruar Berisha në videon që ka shpërndarë në Facebook. Video u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin e gazetarit Çim Peka.
Në pamje shihej ish-kryedemokrati Lulzim Basha i cili mbërrinte me mjetin tip "Jeeep" në vendin e takimit dhe më pas shihet duke u futur në një apartament dhe pak pas tij mbërrin dhe deputeti Balla.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Basha reagoi në lidhje me këtë, duke e cilësuar videon si “montazh”.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
