E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e Obamës, 7.7 milionë dollarë

Deklarimi

Në vitin 2009, pasuria e Presidentit amerikan, Barack Obama, kishte një vlerë nga 2.3 në 7.7 milionë dollarë. Kështu deklarojnë dokumentet që bëjnë publike të ardhurat financiare, nga ku tregohet se vetëm Bo, qeni i familjes së Presidentit, vlen 1600 dollarë. Qeni iu dhurua familjes së Presidentit nga senatori i ndjerë, Edward Kennedy. Dokumentet tregojnë se Obamat kanë disa libreza kursimi në kompaninë “Vanguard” dhe disa llogari rrjedhëse në “J.P. Morgan Chase” dhe “Northern Trust”. Në dokumente nuk përfshihet vlera e shtëpisë së çikagos. Pjesa më e madhe e pasurisë së familjes Obama ka ardhur nga e drejta e shitjes së dy librave, “ëndrrat e tim eti” dhe “Guximi i shpresës”. Shifra është firmosur nga vetë Presidenti, në deklaratën e tij të pasurisë, një veprim i detyruar vjetor për zyrtarët e lartë amerikanë. Në kohën që erdhi në pushtet, familja Obama kishte një pasuri prej vetëm 2.3 milionë dollarësh. Si lider i SHBA, Obama fiton 400000 dollarë në vit. Krahas kësaj, atij i takojnë edhe 50000 dollarë për shpenzime, 100000 për udhëtime dhe 19 mijë për argëtim.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›