E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet projektligji për ndryshime në taksat kombëtare


Miratohet projektligji për disa ndryshime në disa taksa kombëtare dhe në rregullimin e disa problemeve të konstatuara. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave deklaroi se në projektligjin e ri akciza e kafesë nga 70 lekë për kg u përcaktua 30 lekë .Gjithashtu u përcaktua që të trajtohen si mallra me akcizë edhe amballazhet dhe pijet freskuese duke pasur parasysh ndikim e tyre në mjedis. Ndërkohë që dy pikat e tjera përcaktonin heqjen e akcizës për produktet e kozmetikës dhe të llambave me filament.
Këto ndryshime u kërkuan prej ministrisë së Financave duke pasur si synim pakësimin e evazionit fiskal , rritjen dhe përkrahjen e prodhimit vendas përkatësisht të kafesë ndërsa vendosja e akcizës tek amballazhet u bë me synim mbrojtjen e mjedisit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›