Taksa e pastrimit, Bashkia Tiranë nis kompensimin për 8000 familje
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka nisur kompensimin në faturën e ujit për 8000 familjet kryeqytetase që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti. Të drejtën e përftimin e kanë vetëm ato kategori që janë të përjashtuar në pagesën e taksës së pastrimit.
“Në zbatim të kontratës që ka ujësjellësi me Bashkinë e Tiranës, të gjithë ata konsumatorë që kanë një kontratë me ujësjellësin dhe që përjashtohen nga taksa e pastrimit ligjërisht, duhet të paraqiten pranë zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin pranë zyrës së Ujësjellësit Tiranë ku do të kompensohen për të gjitha pagesat që kanë bërë gjatë muajve janar dhe shkurt. Do kompensohen për ato pagesa që kanë bërë, duke iu bërë zbritja në faturën e radhës, që është ajo e muajit mars. Nëqoftëse vlera do jetë e pamjaftueshme për kompensim sipas faturës, atëherë ky kompensim do vazhdojë edhe në muajin pasardhës deri sa të mbarojë si detyrim që bashkia i ka këtyre qytetarëve”, tha Drejtori i Shitjeve të Ujësjellësit, Tiranë Ilirjan Shkëmbi.
(ma.ar/BalkanWeb)