E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, SHBA: Incidenti i tmerrshëm, të ruhet qetësia

Ambasada amerikane në Shkup ka reaguar sot pasdite lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovc të Shkupit.
“Sot në mëngjes kuptuam për incidentin e tmerrshëm që kishte ndodhur mbrëmë afër fshatit Smilkovc dhe që ka mbaruar me vdekjen e pesë personave. Shprehim ngushëllimet tona familjeve të të vrarëve. Jemi në dijeni se autoritetet kanë filluar hetime për incidentin dhe gjetjen e autorit apo autorëve të kësaj vepre të tmerrshme”, theksohet në njoftimin e ambasadës. 

SHBA bëjnë të ditur se mbështesin përpjekjet e Ministrisë për Punë të Brendshme për të vazhduar hetimin dhe procedurat ligjore në kohë të duhur, dhe në kërkesën për bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të mblidhen të gjitha të dhënat për vrasjet. 

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të involvuara të mbajnë qetësinë dhe të përmbahen nga spekulimet dhe pohimet e pavërtetuara. Nxisim për durim derisa presim të bëhen të njohura faktet dhe të fillojë procesi ligjor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup.
(ma.ar/Ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›