Kreditë në valutë, BSH: Patën rritje të papërfillshme
Tiranë- Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kreditë në monedhë të huaj ka mbetur në vend duke pasur një rritje të papërfillshme.
Sipas BSH- së rritja e kredive në valutë është rreth 3 miliardë leke, duke treguar se bankat kanë filluar ti shtrëngojnë këto lloj kredish.
Marrja e kredive në monedhë të huaj ka qenë më ekonomike për qytetarët pasi norma e interest që duhj të paguhej ishte më eulët se një kredi në lekë. Ndërsa nga ana tjetër edhe vetë bankat mund të jepnin kredi pa fund pasi nuk kufizoheshin në bankat e tyre qendrore.
Në fillim të vitit 2009 kredia në valutë arritin 110% ndërsa në fund të vitit ra në 83.7%. Por rënia e saj ka vazhduar dhe gjatë këtij viti ka rënë ndjeshëm pasi kriza ekonomike ka prekur dhe bankat qëndrore.
Duke parë që mundësitë e moskthimit të kredive janë të shumta, bankat po bëjnë kujdes në dhënien e tyre.