Taksa e sheshte, Mima: Rama mashtron Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike Florion Mima, ka akuzuar dje kryetarin e opozites Edi Rama, se po vazhdon te mashtroje shqiptaret, duke thene se per shkak te takses se sheshte, mesuesit dhe kryeministri paguajne taksa te njejta. Nepermjet nje deklarate per shtyp, Mima ka theksuar se nje genjeshter e tille banale, mund ta thote vetem nje njeri qe i verbuar nga etja per pushtet, nuk mund t’u servire asgje tjeter qytetareve shqiptare, pervec matematikes se mashtrimit, matematikes se Nastradinit. “Z. Edi Rama vazhdon te mashtroje shqiptaret me perrallen e Nastradinit, sipas se ciles per shkak te takses se sheshte prej 10% ne Shqiperi, mesuesi dhe kryeministri paguajne taksa te njejta. Nje genjeshter te tille banale mund ta thote vetem nje njeri qe i verbuar nga etja per pushtet nuk mund t’u servire asgje tjeter qytetareve shqiptare pervec matematikes se mashtrimit, matematikes se Nastradinit. Ai, si nje genjeshtar profesionist beson se shifrat jane bojera, me te cilat mund te lyeje realitetin si te doje dhe nuk merakoset se del cdo dite genjeshtar e lakuriq para qytetareve”, eshte shprehur deputeti i PD. Me tej Mima ka theksuar se, e verteta eshte se taksa per te ardhurat personale prej 10 % per kryeministrin eshte 300 mije leke te reja ne vit, kurse per mesuesin ajo eshte 5 here me e ulet se sa shuma qe paguan kryeministri dhe konkretisht 60 mije leke ne vit. Z Rama ben genjeshtarin kur u thote qytetareve, se ne Shqiperi per shkak te takses se sheshte prej 10 % ai qe merr me shume paguan me pak. “I verbuar per pushtet, ai ben thjesht sharlatanin kur mendon se mund te genjeje shqiptaret me matematiken e tij dhe t’u shese atyre shumefishin per nenfish, t’u shese taksen proporcionale si takse te drejte e te barabarte”, tha deputeti Mima. Duke hedhur poshte pretendimet e Rames se ne Shqiperi jane 1 milione te papune, deputeti Mima tha se, “po keshtu i semure nga endrra e karriges se tij per pushtet, zoti Rama perserit cdo dite genjeshtren bajate te Ramiz Alise dhe Kosta Barjabes, se Shqiperia ka nje milione te papune, nderkohe qe cdo njeri qe njeh ABC e demografise, e di shume mire se forca punetore totale e Shqiperise eshte jo me shume se 1.100.000 mije vete dhe sipas matematikes se mashtrimit te z Rama ne Shqiperi, punojne ne qytete dhe fshatra, gjithsej 100 mije vete dhe se ne Shqiperine e genjeshtert te tij me 1 milione te papune, 3 milione shqiptare nuk kane c'te hane, c'te veshin, nuk kane me se te jetojne”. Partia Demokratike u deklaron shqiptareve se ulja e taksave, vendosja e takses se sheshte dhe lufta kunder korrupsionit ben te mundur qe Shqiperia te konsiderohet sot nje histori suksesi, zhvillimi. Mima beri te ditur se PD beri te mundur, qe nga 2006 e deri me sot te mblidhen 9,2 miliarde dollare me shume se sa gjate qeverisjes takse-progresive socialiste. Gjithashtu, deputeti i mazhorances ka kujtuar per te gjithe, se kjo qeverisje beri te mundur qe mesuesi qe merrte 22 mije leke te marre sot 52 mije leke, qe infermieri qe merrte 15 mije lek te marre sot 37 mije lek, qe mjeku qe merrte 23 mije lek, te marre sot 56 mije lek. PD, tha deputeti Mima, beri te mundur qe nga viti 2006 e gjer sot, te rritet me 2,5 here numri i bizneseve dhe te dyfishohet numri i te punesuarve; te ndertohen dhe rindertohen mbi 10 mije km rruge, mbi 1300 shkolla, qindra sisteme ujesjelles – kanalizime. Ne emer te PD-se, deputeti Mima ka shprehur garantuar qytetaret shqiptare se taksat e uleta, jane zotimi yne dhe se nga paketa e re e reformave tona ekonomike dhe fiskale do te perfitojne te gjithe shqiptaret.
Taksat
Partia Demokratike u deklaron shqiptareve, se ulja e taksave, vendosja e takses se sheshte dhe lufta kunder korrupsionit, bene te mundur qe Shqiperia te konsiderohet sot nje histori suksesi zhvillimi. Mima beri te ditur se PD beri te mundur qe, nga 2006 e deri me sot te mblidhen 9, 2 miliarde dollare me shume se sa gjate qeverisjes, takse-progresive socialiste
Taksat
Partia Demokratike u deklaron shqiptareve, se ulja e taksave, vendosja e takses se sheshte dhe lufta kunder korrupsionit, bene te mundur qe Shqiperia te konsiderohet sot nje histori suksesi zhvillimi. Mima beri te ditur se PD beri te mundur qe, nga 2006 e deri me sot te mblidhen 9, 2 miliarde dollare me shume se sa gjate qeverisjes, takse-progresive socialiste