Paloka: Ne fitoren e 23 qershorit, me shume se kushdo na ndihmon kjo opozite Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike Edi Paloka, gjate nje interviste per gazeten “Koha Jone”, rendit arsyet pse shqiptaret do te votojne edhe nje mandat te trete Partine Demokratike, sipas tij reformat e realizuara gjate ketyre tete viteve jane garancia me e mire per te trokitur ne dyert e cdo shqiptari dhe per te kerkuar voten me qellim rinovimin e kontrates me qytetaret shqiptare edhe per kater vjet te tjera, per te permbyllur me sukses reformat e nisura. Deputeti Paloka shpreh bindjen e tij se shqiptaret do te votojne PD, sepse eshte ne interes te tyre, do ta votojne, sepse kane krijuar besim tek PD per gjithcka ka bere e premtojne se do te bejne, por, thekson Paloka, ka dhe nje faktor tjeter qe ndihmon jo pak ne kete fitore dhe kjo eshte opozita e sotme, apo me mire drejtuesi i saj. Duke u ndalur tek diskutimet per kandidatet per deputete dhe emrat e rinj qe mund te afron e te tjere qe mund te largohen nga grupi, deputeti Paloka, sqaron se eshte normale qe edhe ne PD te kete ndryshime, por ndryshimet nuk do te jene drastike sic ndodh tek grupi i Rames. Deputeti Paloka, kujton se Parlamenti eshte institucioni me i rendesishem ne vend dhe ka nevoje te kete nje berthame te zgjeruar te njerezve qe e njohin funksionimin e tij e jo te mbushet me personazhet e Rames, qe vetem me ate institucion nuk kane asnje lidhje. Ne lidhje me koalicionet qeverisese, deputeti i PD-se ben te ditur se me kete sistem, imponohet koalicioni i gjere, i cili ka vleren e tij te padiskutueshme dhe jo vetem per numrat.
-Jemi gati tre muaj para zgjedhjeve te 23 qershorit. Porosia e kryeministrit Berisha ne takimin e fundit me strukturat, ishte takim me cdo person dhe pune e palodhur per t’i bindur njerezit te votojne PD edhe per nje mandat te trete. Cilat jane argumentet, me te cilat ju do trokisni tek cdo person per t’i bindur te votojne per ju?
Se pari dua te theksoj se eshte shume e rendesishme, ajo qe ka kerkuar z. Berisha, te kontaktosh direkt me njerezit dhe jo vetem per t’ju kujtuar atyre ato cfare kemi bere keto vite, por sidomos per te thithur mendimin e tyre rreth atyre qe mund te mos i kemi kryer sic duhet, apo se cfare presin njerezit prej nesh ne kater vitet e ardhshme. Ne kemi vertet mjaft gjera "per t’u mburrur". Vetem ne keto vite kemi realizuar synime qe per nga vlera e tyre do te mbeten historike per shqiptaret, sic jane anetaresimi ne NATO dhe liberalizimi i vizave e qe ne vazhdim te historise se shqiptareve, do te lidhen gjithnje me PD dhe Sali Berishen. Une nuk do te rendis te gjitha reformat qe ne kemi realizuar ne keto vite, as investimet e kryera ne cdo fushe, sepse per keto do te duhej nje liber e jo rreshtat e nje interviste. Po me pak fjale, une do te thoja qe ne ne keto vite kemi arritur ta bejme shumicen e qytetareve shqiptare, te ndihen dinjitoze ne krah te qytetareve evropiane dhe kjo nuk lidhet as me hapat, as me statusin e Shqiperise karshi BE, por me transformimin e paimagjinueshem te vendit dhe te njerezve ne kaq pak kohe. Lidhet me ate qe ne ndiejme per vete, por dhe bota ndjen ndaj nesh, se ne realisht sot jemi qytetare te denje te kontinentit tone e jo ato qeniet pa dinjitet te para disa viteve. Per sa i perket kater viteve te fundit, une dua te permend vetem disa fakte evidente, qe lidhen me realitetin shqiptar, por dhe me ate qe nderkohe po kalon Evropa dhe bota ne pergjithesi. Cdo dite, prej disa vitesh tanime, degjojme se si rreth nesh kriza vazhdon te shkaktoj papunesi masive, se si mijera e mijera njerez cdo dite mbeten pa mjete jetese, pa shtepi, pa rroge e se si shume qytetare evropiane, qe deri dje benin nje jete normale, sot kane perfunduar ne qendra per te varfrit, ku shpresojne te mbijetojne. Por dhe ata qe kane ruajtur punen, perballen cdo dite me ulje te rrogave dhe sigurimeve shoqerore e me rritje te taksave. Nderkaq, ne Shqiperi ka ndodhur e kunderta, edhe pse jo me ritmin qe do te deshironim,vendet e punes jane rritur e jo pakesuar. Rrogat e pensionet jane rritur cdo vit. Per taksat, vetem keto dite qeveria ka marre disa vendime per ulje taksash e tarifash e po ashtu, bashkia me e madhe qe drejtohet nga PD. Ne kemi arritur te realizojme pothuajse te gjitha pikat qe ju kemi premtuar shqiptareve kater vjet me pare dhe kjo eshte e lehte te verifikohet. E mos harrojme te gjitha keto ne nje periudhe krize totale e globale. Megjithate, sa permenda me lart, nuk jane ato per te cilat ne do ju kerkojme voten shqiptareve edhe per nje mandat tjeter. Ato jane vetem pikat e garancise qe ne ju japim qytetareve tane per te ardhmen. Ato jane garancia e vullnetit dhe ndershmerise sone e besimit, qe ne kemi krijuar e qe do te coje ne rinovimin e kontrates me qytetaret shqiptare edhe per kater vjet te tjera.
- Fushata elektorale ka nisur tashme, mendoni se shqiptaret do t'ju votojne serish?
Mendoj qe shqiptaret do te na votojne, sepse eshte ne interes te tyre. Do te na votojne, sic permenda dhe me lart, sepse kane krijuar besim tek ne per gjithcka kemi bere, e premtojme se do te bejme. Por, ka dhe nje faktor qe une kam deshire ta permend gjithnje; opozita e sotme apo me mire drejtuesi i saj, eshte nje nga faktoret qe na ndihmon jo pak ne kete fitore.
-A e kane konsumuar PD-ne 8 vitet ne pushtet, sepse opozita ka nje mal me akuza ndaj qeverisjes suaj?
Ideja e konsumimit nga pushteti ka nje baze reale, por qe nuk lidhet me performancen pozitive apo jo te nje qeverie apo nje mazhorance. Ka nje baze, sepse jane me dhjetera qytetare cdo dite, qe hyjne ne marredhenie me shtetin, me zyrat dhe burokracine shteterore. Sigurisht, qe jo te gjithe ata dalin te kenaqur nga kjo marredhenie, me te drejte apo jo. Edhe ne nje vendim gjykate te drejte (e jo nga ata te blere me para) ka nje pale qe mbetet e pakenaqur. Ne nje vend ku ende njerezit cdo arritje apo deshtim qofte edhe personal te tyre e lidhin me qeverine apo pushtetin, sigurisht ka dhe reagime ndaj qeverisjes, qe ne fakt nuk lidhen me qeverisjen. Kjo ben qe te kete pakenaqesi tek qytetaret, e perseris, me apo pa te drejte. Eshte zotesi edhe te menaxhosh kete lloj pakenaqesie te njerezve, te njohesh psikologjine e tyre e te reagosh ndaj saj, duke i bindur ata per te drejten, sepse gjithcka pastaj ndikon ne perceptimin e tyre dhe ne zgjedhjet qe ata bejne. Kjo mund te jete e vetmja pike, ku une mendoj se kjo mazhorance nuk eshte treguar plotesisht e afte. Por, pikerisht ne kete pike, ne na ndihmon me shume se kushdo kryetari i opozites, Rama. Sic thashe dhe me lart, ai eshte nje faktor, nje komponent ne fitoren tone. Ju thoni se opozita ka nje mal me akuza ndaj qeverisjes sone. Ne paranteze duhet te kujtoj se per ato qe ju i quani akuza te opozites, deputetet e Rames jane tashme te denuar nga drejtesia per shpifje. Por, le te shohim nje aspekt tjeter, qe lidhet dhe me sa thashe me lart. Rama keto dite po nxjerr nje nga nje "figura te reja" per deputete te PS. E cfare ka nxjerre? Njeriu qe akuzon per vjedhje apo manipulim te zgjedhjeve kete mazhorance e qe premton se ai eshte i vetmi qe do te cliroje zgjedhjet ne Shqiperi nga manipulimi, kandidon ish-kryetarin e KQZ, i cili eshte damkosur nga te gjitha institucionet nderkombetare per manipulim te zgjedhjeve. Ai qe akuzon drejtesine ne cdo moment, e premton shpetimin e saj, kandidon si deputet te PS, njerezit me te perfolur ne drejtesi. Me skandalozja eshte, kur akuzon kete qeveri se eshte e lidhur me krimin dhe kete e ben perpara te zgjedhurve prej tij, per te qene deputete apo drejtues te pushtetit lokal, te gjithe me precedente penale, brenda dhe jashte Shqiperise. Ai qe Gerdecin e kishte “kale beteje”, kandidon per gjyqtar te larte avokatin qe mbrojti dhe fitoi ceshtjen ne gjykate kunder asaj qe deklaronte Rama. Ai qe kerkoi karrigen e kryeministrit dhe dergoj te flijoheshin njerez me 21 janar, duke i nxitur me nje skenar te manipuluar ndaj Ilir Metes, pak dite me vone shkoi tek Iliri t’i lutej per te njejten karrige duke "harruar" cfare kishte bere me pare...etj,etj. Ja pse nuk ka me njeri sot ne kete vend, qe te besoje akuzat e Rames, apo te shpresoje se edhe atje ku ka probleme, ai mund te rregulloje dicka, perkundrazi.
- Kane nisur te qarkullojne emrat e pare te deputeteve per zgjedhjet e ardhshme, cili duhet te jete kriteri baze qe nje demokrat te behet deputet me 23 qershor?
Une nuk mund te percaktoj kritere per deputetet, por sigurisht disa kritere duhet te jene si per ata qe e kane kete mandat dhe per te rinjte qe mund te afrohen. Ne radhe te pare ata duhet te kene besimin e qytetareve, te tjerat vijne me pas.
- A duhet ta rifreskoje grupin e vet politik, Partia Demokratike?
Sigurisht qe edhe PD do kete ndryshime ne grupin e saj parlamentar, kjo eshte e natyrshme, por ndryshimet nuk do te jene drastike sic ndodh tek grupi i Rames. Mos harrojme qe Parlamenti eshte institucioni me i rendesishem ne vend dhe ka nevoje te kete nje berthame te zgjeruar te njerezve qe e njohin funksionimin e tij e jo te mbushet me personazhet e Rames, qe vetem me ate institucion nuk kane asnje lidhje.
- Aleancat jane nje tjeter ceshtje mjaft e diskutuar. A varet fitorja e PD nga koalicionet dhe konkretisht nga koalicioni me LSI?
Une e kam thene dhe here tjeter, ky sistem imponon koalicionin e gjere. Sigurisht qe cdo parti ben perpjekje per te marre numrin me te madh te votave dhe per nje parti si PD-ja, qe eshte me e madhja ne vend, synimi eshte qe edhe e vetme te marre shumicen ne Parlament. Por, e perseris koalicionet kane vleren e tyre te padiskutueshme e jo vetem per numra.
-Eshte miratuar nga kuvendi, kerkesa per miratimin me referendum te tre ligjeve, te cilat i ka bllokuar opozita. Nderkombetaret s’e kane mirepritur nje vendim te tille. Mendoni se kjo eshte zgjidhja me e mire per kapercimin e ketij ngerci te krijuar nga PS?
Ne jemi perballur me nje situate aspak te zakonshme per ne dhe krejtesisht te pakonceptueshme per te huajt. Kemi nje njeri, qe duke qene ne krye te opozites, ka vendosur qe per interesa te tij politike te bllokoje dhe demtoje interesat e te gjithe shqiptareve dhe kete e ben duke perdorur disa njerez qe i ka emeruar deputete. Komuniteti nderkombetar ka kerkuar si kusht te fundit per t’i dhene statusin e vendit kandidat Shqiperise, qe ne te miratojme ne Parlament tre ligje, qe kerkojne voten dhe konsensusin e ketij njeriu. Ky njeri, pikerisht per kete arsye nuk e jep konsensusin. Atehere cfare duhet te bejme? Nje popull dhe nje vend i tere duhet te mbetet peng i cmendurise se nje njeriu??!! Ne keto kushte ne vendosem te kerkojme, por dhe t’i tregojme Evropes e miqve tane, se konsensusi per integrimin e Shqiperise ne BE ekziston dhe nuk mund te kete konsensus me te madh se ai i nje populli te tere, demokrat e socialist. Por nese ne do te na kerkohet qe te kurojme cmendurine e Rames e te bejme qe ky njeri t’i kthehet logjikes normale, kjo del jashte kompetencave tona si politikane. Sidoqofte une mund te them qe Shqiperia shume shpejt edhe formalisht do te jete pjese e BE dhe kjo do te shenohet si nje tjeter date historike, ne kalendarin e arritjeve te PD-se.