E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa për makinat,mjetet para 2004-ës tarifë të lartë

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për taksën e shitjes së makinave të përdorura, është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin se sa do të jetë vlera e taksave për automjetet e përdorura. Bëhet fjalë për makinat e vjetra të cilat me ligjin e ri do të taksohen më shume se makinat e reja. Në lidhje me këtë ligj të ri për taksën e shitjes së makinave të përdorura shefi i degës së vlerës në doganen e Durrësit Andi Lara sqaron se makinat e prodhuara pas vitit 2004 do të taksohen me vlerë më të ulët se makinat e prodhuara para këtij viti.
Ndërkohë tregëtarët e automjeteve shprehen të pakënaqur me këtë ndryshim ligjor pasi sipas tyre taska që atyre duhet të paguajnë nëse shesin makinat është shumë e lartë.
Sipas statistikave shumica e makinave në Shqipëri janë mbi 10 vjeçare dhe me ndryshimet e fundit ligjore i bie që njerëzit të mbajnë deri në pamundësi riparimi makinat e vjetra,se sa t'i shesin apo dhe të paguajne milionëshe për të mbushur arkën financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›