Në Tiranë nis “lëkundja” e çmimit të bukës

Tiranë, 8 gusht - Tregtarët e bukës kanë nis të lëvizin, përkatësisht të rrisin çmimet e bukës dhe të produkteve të tjera nga mielli. Që nga fillimi i kësaj jave që po lëmë pas, disa njësi të tregtimit të bukës e kanë rritur çmimin me 10 lekë të reja. Në javën që shkoi, e njëjta ka ndodhur edhe me ujin e pijshëm, ku çmimi i një bidoni 7 litrash ka pësuar një rritje prej 10 lekësh të reja, konstaton sot "Gazeta Shqiptare".
Prodhuesit e këtyre produkteve konsumi të përditshëm, deklarojnë se çmimet i kanë rritur pasi është rritur çmimi i miellit dhe i plastmasit.
Prodhuesit e bukës paralajmërojnë për rritje çmimesh edhe gjatë muajve në vijim, pasi stina e sivjetshme nuk ka qenë e mbarë në prodhime. Ndërsa prodhuesit e ujit shprehen se nuk do të ketë më rritje të çmimit për këtë produkt, të paktën për këtë vit.