Olldashi, inspekton disa rrugë në Sarandë

Asfaltohen 22 km të Superstradës Sarandë-Konispol, ku në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti po vazhdon të punohet me ritme të larta. Me këtë rast ministri i transportit Sokol Olldashi ka inspektuar këto punime, por dhe punime që po kryhen nw segmentin Kanali Cukës- Butrint. Aktualisht përqendrimi më i madh i punimeve është te dy urat, ajo e Kanës dhe e kryqëzimit të Delvinës. Vlera e investimit për segmentin Sarandë - Konispol është 29 milion Euro, një investim i përbashkët i qeverisë greke dhe shqiptare. Sipas ministrisë së transportit ritmet e punimeve në këtë segment janë shume të mira panvarësisht vonesave që janë shfaqur në realizimin e këtij projekti si pasojë e kalimit të tij në zona që rezultuan arkeologjike.
Superstrada Sarandë-Konispol përbëhet nga dy seksione, Qafë Botë-Krane dhe Krane-Sarandë. Segmenti me gjatësinë 40 km dhe gjërësi 9.5 m përbëhet nga 2 korsi, ku shpejtësia e lëvizjes është 80-100 km/orë .