E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitimet e Allianz bien për 46 për qind

Berlin, 8 gusht – Kompania gjermane e sigurimeve Allianz ka raportuar rënie prej 46 % në fitimet e tremujorit të dytë, pas rritjes së kostove për shkak të fatkeqësive natyrore.

Allianz njoftoi se ka humbur 255 milionë euro nga katastrofat natyrore në tremujorin prill-qershor, raporton BBC.

Fitimi neto ra në 1.16 miliardë euro, nga 1.87 miliardë euro sa ishte vitin e kaluar, kur fitimet u rritën nga shitjet e aseteve.

Kompania njoftoi se tremujori i parë është shënuar “me humbje jashtëzakonisht të mëdha për shkak të katastrofave natyrore”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›