Aksident ne Egjipt humbin jeten 50 femije
Të paktën 50 fëmijë të moshës 4-6 vjeç dhe shoferi i një autobusi shkolle kanë humbur jetën pasi u përplasën me një tren në Egjipt. Mediat vendase kanë bërë me dije lajmin, ndërsa Ministri i Transportit ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Autobusi, në të cilin udhëtonin 60 fëmijë në kuadër të një udhëtimi të organizuar nga shkolla, është goditur nga treni në një kalim me nivel në Manfalut, 356 km në jug të Kajros. Nga ndërtimi paraprak i dinamikës së aksidentit rezulton se barrierat e kalimit në nivel ishin të ngritura dhe se nuk ishte sinjalizuar mbërritja e asnjë treni.
Presidenti egjiptian Mohamed Morsi i ka kërkuar kryeministrit dhe ministrave të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes që t’u japin të gjithë ndihmën e nevojshme familjeve të viktimave. Rrugët dhe hekurudhat egjiptianë mbajen record per kushtet mjaft te dobeta te sigurise .
Rreth 8,000 njerëz vdesin në aksidentet automobilistike çdo vit në vend.