Taksat, 2000 leke shkaktojne konflikt Rama-Xhuveli
Taksa e pastrimit dhe e gjelberimit, e cilesuar “qesharake” per nga vlera monetare nga kryebashkiaku Rama, ka ndezur nje debat mes ketij te fundit dhe kreut te dikasterit te Mjedisit, Lufter Xhuveli. Ndersa Rama ka hedhur hipotezen se “ky vend duhet te jete absolutisht i vetmi vend ne bote, ku ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, nuk paguan tarifen e pastrimit”, Xhuveli ka pretenduar se keto justifikime te Rames per ndotjen e mjedisit jane qesharake. Gjate fjales se tij ne takimin e fondacionit “Qemal Stafa”, kryebashkiaku i Tiranes ka deklaruar se, megjithese tarifa e pastrimit ne Tirane eshte qesharake, 2100 leke ne vit per familje dhe ajo e gjelberimit akoma me qesharake, 200 leke, agraro-ambientalisti Xhuveli nuk ka denjuar t’i paguaje ato. Ndersa pas ketyre deklaratave ka reaguar ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Xhuveli. “Shqiperia eshte nje vend i paster, i renditur 32 shkalle me lart ne krahasim me vitin e kaluar”, u shpreh ai. Xhuveli ka vijuar se niveli i larte i pluhurit ne Tirane ka shkaktare te vetme Bashkine e Tiranes. Edhe per sa i perket ndotjes, qe vjen per shkak te mbikalimit te Kamzes, ministri i Mjedisit ka fajesuar mosveprimin e Bashkise se Tiranes, e cila duhet te jape llogari per nje gje te tille.