Agim Pepa ne sherr me te burgosurin
Personi i denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e komisarit te policise, Gani Malushi, ishte bashkeprotagonist dje ne nje perplasje me nje tjeter te denuar. Agim Pepa, sipas burimeve nga burgu i sigurise se larte ne Peqin, eshte konfliktuar dje me Artan Farrukun. Qe te dy te denuar me burgim te perjetshem, kane nisur sherrin ne fushen e ajrosjes, menjehere sapo mesohet ndarja e sektoreve te qendrimit.
Burime brenda institucionit te riedukimit, treguan per “KJ” se kujdestaret dhe punonjesit e salles se kontrollit kane pikasur nga kamerat nje grindje qe ka nisur me fjale fyese mes te denuarve, per te qene larg njeri-tjetrit dhe per te diktuar autoritet. Por duke rrezikuar qe fyerjet te shnderroheshin ne perleshje fizike mes tyre. Kur ka shperthyer shkendija e pare e zemerimit, burgu eshte vene ne alarm dhe ne ajrim kane nderhyre forcat e sigurise.
Zyrtarisht u tha se incidenti ka qene sporadik, pa perfshirjen e te denuarve te tjere. Megjithate burime jozyrtare u shprehen se ne kete rast eshte perfshire edhe i denuari Lavderim Tufa, i akuzuar per vrasjen e Fatmir Rames, (“Miri i Xhikes”), ish-pronari i Kartodrom 2000. Forcat e sigurise kane derguar ne dhomen e tij te denuarin Agim Pepa, nderkohe eshte lene i lire ne ajrim i denuari Artan Farruku.
Pas ngjarjes, ka reaguar dhe drejtori i Burgut te sigurise se larte ne Peqin, Shkelqim Kalemi, konfirmoi se “ishte nje grindje me fjale ne fushen e ajrosjes mes dy te denuarve me burgim te perjetshem, Agim Pepa dhe Artan Farruku”. Sipas tij, grindja mes tyre ka lindur pas ndarjes se sektoreve. “Pepa nuk u perfshi nga kjo ndarje, ndersa Farruku kaloi ne nje sektor tjeter, cka krijoi debate mes tyre”, vijoi drejtori i burgut. Pas ketij debati, Kalemi tha se urdheroi policine e burgut qe te transportonte ne dhomen e tij te denuarin Agim Pepa. Ndersa Farruku u la ne ajrosje deri ne perfundim te orarit. “Gjate ketij debati me fjale, ne fushen e ajrosjes ndodheshin rreth 50 te denuar dhe asnjeri nga ata nuk nderhyri. Per pak minuta, gjithcka vijoi normalisht”, tha drejtori Kalemi. Ne kete pike, titullari i burgut te sigurise se larte vleresoi se “debate te tilla me fjale jane normale mes te denuarve”.
Fatos Salliu