E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjava e ardhshme sjell pavaresine

PRISHTINE - Fundjava e ardhshme eshte vendimtare per Kosoven, sepse atehere do te shpallet publikisht dhe data e pavaresise se saj. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi dje, se “daten e shpalljes se pavaresise tashme e dine te gjithe” dhe se "ky uikend qe po kalojme eshte nje uikend i rendesishem, para shpalljes se pavaresise". Duke folur per ATSH-ne, lidhur me pyetjen se kur pritet qe institucionet e Kosoves te bejne te ditur zyrtarisht daten e pavaresise, Kryeministri Thaci u pergjigj: "E kemi te percaktuar daten. Une e kam theksuar gjithmone, e ritheksoj edhe sot, tashme kete date e dine te gjithe. Me rendesi ka qene qe te sigurojme njohjen, dhe kjo eshte arritur, pasi institucionet e Kosoves kane konfirmimin per njohje nga rreth 100 shtete. Prandaj, tani mund te ecim me shpejt dhe mund te them lirisht se ky uikend qe po kalojme eshte nje uikend i rendesishem para shpalljes se pavaresise”.
Kryeministri, duke pohuar se tani Kosova po i afrohet dites se shpalljes se pavaresise, tregoi se po krijohen te gjitha hapesirat e duhura, duke shtuar: “Ne po marrim pergjegjesite qe te kemi dite te qeta, festim dinjitoz, tolerance nderetnike, rend demokratik, dhe kjo feste te jape mesazhin nga populli i Kosoves per gjithe boten demokratike se meritojme fillimin e njohjes masive nga bota demokratike”.
Nderkohe, shtypi i Prishtines shkruante dje se jane shtuar burimet qe konfirmojne shpalljen e pavaresise fundjaven qe vjen. Sipas mediave te Prishtines, 16-17 shkurti, por dhe dita pas tyre, shihen si me te mundshmet per ngjarjen e shumepritur. Ato jane fare prane dates kur mblidhet edhe samiti i BE-se. Sakaq, Televizioni Publik i Kosoves, ne raportin e mbremshem nga Brukseli, u referohej "burimeve brenda BE-se dhe disa burimeve nga shtete anetare", se data e shpalljes se pavaresise se Kosoves eshte 17 shkurti, por deklarata e pavaresise do te hyje ne fuqi ne mars. “Ne periudhen nga momenti i shpalljes, derisa deklarata te hyje ne fuqi, Kosova duhet te miratoje ligjet e Paketes se Ahtisarit, qe kane te bejne me mbrojtjen e pakices serbe ne Kosove dhe objekteve fetare dhe te kete gati Kushtetuten dhe simbolet shteterore”, citonte RTK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›