Durres, ku kosovaret presin me padurim
E presin prej dhjetera vitesh pavaresine e Kosoves dhe tani cdo dite qe kalon u duket me e gjate. Jane kosovaret qe prej dekadash jetojne ne Rrashbull, fshat prane qytetit bregdetar te Durresit. Kur te paret e tyre u vendosen ne Rrashbull 70 vjet me pare, aty mbizoteronin shkurret dhe ferrat.
“Te paret tane punuan fort dhe ne bashkejetese me vendalinjte krijuan nje jete te re, pa harruar kurre vendlindjen”, tregon per ATSH-ne 73-vjecari kosovar Avdi Gashi, i cili kujton me hollesi cdo gje qe i ka treguar i ati per ditet kur familja e tij u largua nga trojet e veta. “Ka qene viti 1913 dhe 12 familje kosovare lidhen besen per te luftuar per liri. Me pas u zhvendosen nga Kosova, fillimisht ne Tropoje dhe Tirane dhe ne vitin 1919 u vendosen ketu ne Rrashbull. Kane qene vetem kater burra dhe tre gra, e tashti ketu ne Rrashbull dhe rrethina kemi me shume se 350 vete me mbiemrin Gashi”, tregon Avdiu. Sipas tij, aktualisht ne fshatrat e Rrashbullit, Shen Vlashit, Katundit te Ri, Arapajt dhe Qerretit ne rrethin e Durresit jetojne me shume se 20 mije kosovare.
Kosovar eshte dhe kryeplaku i fshatit Rrashbull, Kadri Popoci, i cili tregon se familja e tij eshte largua me dhune nga Peja, ne vitin 1924. “Mbaj mend se gjyshi thoshte se i ka puthur guret e shtepise me radhe. E mbante shpresa se do te rikthehej nje dite ne Kosoven e bukur dhe te bekuar prej Zotit”, thote Kadriu. I kemi ruajtur traditat tona, madje edhe dialektin, shton ai me krenari.
Pavaresia e Kosoves eshte kryefjala e bisedave keto dite ne Rrashbull. Ne oborrin e shkolles 9-vjecare “Vellezerit Haradinaj” edhe femijet interesohen per bisedat e me te rriturve. Shkolla e tyre mban emrin e tre heronjve te rene ne luften e Kosoves ne vitin 1999. “Ato dite, Rrashbulli ishte i mbushur me vellezerit tane te debuar me dhune nga shtepite e tyre ne Kosove”, thote Kadriu, ne banesen e te cilit u strehuan plot 48 bashkatdhetare te tij. Por, vijon ai, shqiptari di te gjykoje dhe te fale. Drejtori i shkolles, Mehmet Berisha, kujton me syte e mbushur plot diten kur ne kufirin e ndare pa per here te pare dajat e tij, te cilet jetojne te gjithe ne Kosove. Pastaj largohet nga kjo bisede.
“Kur te mbaroje rruga Durres-Morine do te jemi me shume bashke. Lidhjet tona po shtohen perdite, e nese Evropa po bashkohet, perse te mos bashkohen shqiptaret”, perfundon ai.