Taksat, PS kunder qeverise

“Bisnesi i vogel qe eshte edhe baza e ekonomise shqiptare u mashtrua per efekte elektorale per pergjysmim taksash, nderkohe qe barra iu shtua duke paguar njesoj si bizneset e medha”, u shpreh deputeti socialist, Shpetim Idrizi.
Duke nenvizuar se biznesi i vogel eshte sektori me i madh i te punesuarve dhe vetepunesuarve, deputeti Shpetim Idrizi i referohet edhe disa politikave fiskale sipas tij jo te drejta.
“Kjo qeveri me vendimet e saj, apo me udhezime ministrash, ju cakton ketyre bizneseve pagen referuese, numrin e punetoreve dhe kur ata jane te vetepunesuar, duke i taksuar rishtas per sigurimet shoqerore dhe tatimit mbi pagat, nje takse tjeter kjo e rritur nga Qeveria nga 1 % ne 10 %”, u shpreh Idrizi.
PS, i sygjeron qeverise t'i kthehet parimit kryesor te administrimit fiskal, vetedeklarimit ndersa thote se pas 28 qershorit nese vjen ne pushtet, do t'i jape fund praktikave ligjore antifiskale dhe korruptive.