Ish-KOP-istet ne Polin e Lirise

Deputeti Gilman Bakalli, sekretar i Pergjithshem i Partise per Ligj dhe Drejtesi, si pjesetar i ketij bordi ka ftuar edhe Spartak Ngjelen te aderoje ne kete koalicion te cilin ai e quajti alternativen e vertete te se djathtes shqiptare.
“Shpresoj qe bashkepunetori im te kuptoje rendesine qe ka ne kete moment bashkimi i te gjithe forcave te djathta. Nga Partia Demokratike shume forca kane sherbyer thjesht si etikete”, u shpreh Bakalli.
Se bashku me Bakallin pjestare do te jene edhe Apollon Bace, Albert Karriqi e shume figura te tjera te njohura ne sektore te ndryshem. Kryetari i LZHK-se, Dashamir Shehi theksoi se Poli synon te afroje se shpejti edhe shoqatat e ish - pronareve.
“Duam t’u ofrojme shqiptareve nje program te paster, jo me rritje taksash dhe me centrale berthamore, por nje program qe na ofron me Evropen”, u shpreh Shehi. Sipas tij ne thelb eshte nje shtet i se drejtes dhe nje sistem qe i jep drejtesi te gjithe qytetareve.