E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëzimi, KQZ “edukon” zgjedhësit përmes mediave

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miraton nje projekt-udhëzim për edukimin e zgjedhësve. Nëpermjet ketij udhezimi jane percaktuar mediat ku KQZ do te beje informimin dhe edukimin e zgjedhesve per menyren se si do te votohet 

TIRANE-Ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar projekt-udhëzimin për edukimin e zgjedhësve nëpërmjet mediave dhe formave te shkruara. Nëpermjet ketij udhezimi jane percaktuar mediat vizive, te shkruara dhe ato radiofonike ku KQZ do te beje informimin dhe edukimin e zgjedhesve per menyren se si do te votohet. Ndermjet disa televizioneve dhe gazetave jane edhe dy mediat e kompanise Edisud, News 24 dhe Gazeta Shqiptare, te cilat do te rezervojne hapesirat e duhura per informimin e publikut ne lidhje me procesin e votimit. Burime nga KQZ bejne te ditur se fondi i vene ne dispozicion per realizimin e ketij procesi eshte rreth 400 mln leke. Gjithashtu KQZ do ta kryeje procesin e informimit edhe nepermjet formave te tjera si fletepalosje, postera, banderola, shkrime neper atuboza te linjave urbane dhe interurbane etj. Ne po te njejten mbledhje KQZ perzgjodhi edhe firmen fituese e cila do te aplikoje per here te pare monitorimin me kamera te procesit te numerimit. R&T eshte kompania shqiptare e cila fitoi tenderin prej 1 mln e 455 mije euro.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›