Mediat kineze: Kryeministri Berisha të premten në Pekin
Vizita e kryeministrit do të zhvillohet më 17 – 21 prill.Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze në një konferencë të zakonshme shtypi.
TIRANE-Me ftesë të kryeministrit kinez Wen Jiabao, kryeministri i Shqipërisë do të vizitojë Kinën. Lajmi është bërë i ditur sot nga zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze në një konferencë të zakonshme shtypi dhe u publikua sot ne median kineze . Vizita e kryeministrit do të zhvillohet më 17 – 21 prill dhe do të pasohet nga vizita e kryeministrit finlandez Matti Vanhanen.
Vizita e fundit që kryeministri shqiptar Sali Berisha ka bërë në shtetin komunist ishte në tetor të vitit të kaluar.
Gatë vizitës së tij Berisha kërkoi rritjen e investimeve kineze në vendin tone dhe sygjeroi një marrëveshje partneriteti strategjik dypalësh e cila do të nxiste bashkëpunimin ekonomik.
(s.g/Xinhuanet)