Tjeter incident ne Korce thyhen xhamat e makines se Ben Blushit

Nje incident tjeter eshte shenuar ne Korce ku kete here ne qender te incidentit eshte deputeti i Partise Socialiste Ben Blushi. Nga persona ende te paidentifikuar dhe arsye akoma te panjohura eshte sulmuar makina e Blushit duke i thyer xhamat.
Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te dites se sotme. Deputeti ka bere denoncimin por ende policia nuk ka dhene ndonje informacion mbi kete ngjarje.
Dega e Partia Socialiste Korce e ka cilesuar ngjarjen me prapavije politike. PS-ja Korce ka shpjeguar se incidenti ndodhi pikerisht pasi Blushi nje dite me pare prezantoi programin e Niko Peleshit kandidati i koalicionit Aleanca per te Ardhmen per Bashkine e Korces.