Zgjedhjet, PS jo pa PD në Venecia. Omari: Ja rrugët ligjore për kutitë
Socialistët, të vetëm nuk mund të venë në lëvizje komisionin e Venecias. Konstitucionalisti Luan Omari, përfaqësuesi shqiptar në këtë komsioni për 8 vite, shprehet për Alsat se për të marrë një opinion për kutitë, përvec Kushtetueses, PS nuk ka asnjë formë tjetrë për të vepruar në këtë komision. "Jo, as deputetë dhe as parti politike, vetëm institucionet kryesore kushtetuese të vendit", thote Luan Omari.
• Berisha: Përgjigje ligjore dhunuesve të ligjit
• Rama: Greva e opozitës do të intesifikohet
Omari shpjegon 4 mënyra me anët të të cilave, një shtet mund të vejë në lëvizje Komisionin e Venecias. Praktikë të cilën Shqipëria e ka ndjekur shpesh në vite, si në rastin e ligjit për këshillin e Ministrave, ministrisë së Drejtësisë dhe imunitetin e deputetëve. Por një celës për kutitë duket se e ka dhe Presidenti i Republikës, i cili sipas Kushtetutës ka tagrin për të adresuar një cështje tek Venecia
"Mundësi lëvizje nga presidenti i Republikës, nga Këshilli i Ministrave, nga kryeministri në emër të tija, ose nga ministrat, zakonisht ai i Drejtësisë, me autorizim të kryeministrit. Nga kryetari i Parlamentit, dhe nga Gjykata Kushtetuese, po kjo e fundit vetëm në rastin kur ka në dorë të gjykojë një cështje", thotë Omari.
Pra, që PS t’i drejtohet Venecias, sipas konstitucionalistit Omari, nevojitet vullneti i maxorancës. "Varet nga vullneti i saj, sigurisht po te duan, nuk e kërkojnë por nuk mund të thonë që nuk kemi mundësi ta kërkojmë, sepse nuk na lejohet", vijon ai.
Pas dërgimit të një cështje në komsionin e Venecias nga një shtet anëtar i këshillit të Europës, oponentët hartojnë opinionet e tyre. Pas varianti përfundimtar i paraqitet institucionit propozues në formë rekomandimi, por nuk është detyrues.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 maj 2010 )