E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat dhe statusi mazhoranca dhe opozita debate ne Kuvend

Berisha Rucit Kartat e bixhozit i paraqite si certifikata. Ruci Ti levizje i lire ne Evrope. Berisha U ktheva te te zbrisja ty nga kali

Mazhoranca dhe opozita kane debatuar ashper lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine por dhe refuzimin e kerkeses per statusin e vendit kandidat ne BE. Kreu i qeverise Sali Berisha e vleresoi vendimin per vizat si nje premtim te mbajtur. Sipas tij ky vendim u arrit fale reformave te thella te qeverise dhe shembjes se murit te korrupsionit. Por per kreun e deputeteve socialiste Gramoz Ruci nuk eshte koha per festime e levdata por per reflektim nga ana e qeverise lidhur me verejtjet e raportit te Komisionit Evropian. Berisha theksoi se te gjitha keto verejtje do te kthehen ne program pune per qeverine. Ai shkoi me tej kur tha se opozita duhet te clirohet nga kutite dhe te shijoje bashke me mazhorancen festen e te gjithe shqiptareve.

Liberalizimi i vizave

Kryeministri Sali Berisha ka vleresuar vendimin per liberalizimin e vizave ndersa theksoi se eshte premtim i mbajtur prej tij. Ky eshte per mua nje moment solemn i jetes sime sepse ky eshte premtimi i vetem ne karrieren time politike qe une e kam bere e perseris dhe riperseris qindra here ndonese nuk isha une vendimmarresi - tha Berisha. Por ai shtoi se vizat i hoqi shembja e murit te korrupsionit. Vendimi per levizjen e lire ne Evrope e cila ishte bere nje kontinent i ndalur jo se Evropa nuk donte por se Shqiperise pas renies se murit te Berlinit me rikthimin ne pushtet pas rebelimit komunist iu ngrit me shpejtesi muri gjigand i krimit te organizuar. Ishin klanet e krimit te organizuar Aldo Baret qe prisnin koka dhe luanin futboll me koka te prera ata qe lemerisnin mbare Evropen me barbarite e tyre - kujtoi Kryeministri. Por ai shtoi se levizja e lire u be e mundur pikerisht fale shembjes se ketij muri korrupsioni. Vizat u hoqen sepse toleranca zero ndaj krimit te organizuar funksionoi ne kete vend. Kjo politike dhe kjo platforme beri qe te vendoseshin para ligjit njera pas tjetres mbi 206 banda me mbi nje mije anetare - tha Berisha i cili theksoi gjithashtu se zgjedhjet e lira me 28 qershor 2009 ishin nje tjeter sinjal pozitiv qe sherbyen per kete proces. Ai vleresoi me tej edhe punen e te gjitha strukturave por dhe qytetareve per te arritur kete vendim te rendesishem. Duke vijuar me pas me ceshtjen e vizave Berisha shprehu edhe nje mirenjohje te thelle ndaj institucioneve evropiane per fisnikerine qe treguan duke ndihmuar shqiptaret. Kam bindjen me te thelle se kjo do te trajtohet me dinjitetin me te madh nga qytetaret e ketij vendi - tha ai. Por sipas Rucit deklarata e Berishes eshte vetem demagogji sepse ai eshte i vetmi person qe levizte neper Evrope edhe gjate komunizmit. Ne kete salle ka vetem nje njeri kur edhe Shqiperia kishte murin e Berlinit levizte i lirshem neper Evrope ishe ti. Keshtu qe mos te te vije shume keq per shqiptaret qe sleviznin dot te lire deri tani - pohoi Ruci. Vleresime per vendimin e BE-se per vizat dhane edhe ministrat Bujar Nishani Lulzim Basha e Majlinda Bregu. Basha shprehu mirenjohje per qytetaret shqiptare rinine shqiptare por dhe opozitaret qe fshehur kryetarit mbeshteten nismat per levizjen e lire.

Statusi i vendit kandidat

Per kreun e deputeteve socialiste nuk ka vend per eufori dhe levdata pasi Bashkimi Evropian nuk i dha te drejten Shqiperise per statusin e kandidatit duke shtuar se ka vend per meditim. Ai drejtoi me pas pyetjen se perse shkaku i refuzimit te statusit te anetaresimit nga Bashkimi Evropian eshte bere Parlamenti. Pozicioni i Kryetarit te Kuvendit eshte keqperdorur nga ju dhe kjo nuk eshte verejtja e opozites por e raportit te Bashkimit Evropian. Pse Parlamenti nuk eshte i pavarur - drejtoi pyetjen Ruci. Berisha ne kunderpergjigje te Rucit theksoi se eshte e vertete qe ai ka levizur neper Evrope por eshte kthyer per ta rrezuar ate nga kali. Z. Ruci nuk gabuat kur thate se ne kohen kur te tjeret jetonin ne bunker une levizja ne Evrope. Por u ktheva ne Shqiperi per te te zbritur ty nga kali. Kryeministri theksoi me tej se raportet e Komisionit Evropian kane qene jane dhe do te mbeten ne menyre absolute program pune per qeverine shqiptare. Por socialistet Arta Dade e Ditmir Bushati akuzuan qeverine se ajo eshte pengesa kryesore qe vendi yne nuk mori statusin e vendi kandidat. Lexoni opinionin e KE-se dhe aty shkruhet e zeza ne te bardhe se qeveria nuk ka pasur vullnet per te pranuar kompromisin e ofruar prej nesh ne menyre qe te kapercehej kriza politike dhe se kriza politike eshte vetem njera prej arsyeve se bashku me mosfunksionimin e institucioneve demokratike drejtesine krimin e organizuar korrupsionin ne shendetesi drejtesi arsim lirine e medias administraten publike dhe te drejtat pronesore e trajektores se deshtimit te kesaj qeverie - tha Bushati.

Replikat Berisha - Ruci

Sali Berisha Ishte perkushtimi dhe reformat qe bene realitet kete proces. Muri i krimit te organizuar izolonte Shqiperine nga Evropa me bandat e Nehat Kulles Lul Berishes dhe pa shembjen e ketij muri nuk mund te ndodhte. Por ajo u be e mundur pasi ne shembem murin tjeter te korrupsionit qe e rendiste Shqiperine nder 24 vendet me te korruptuara te botes. Muri i korrupsionit beri qe te dyfishoheshin pagat dhe pensionet. Vizat nuk ishin dhurate po te mos beheshin zgjedhje te lira pasi Evropa sdo te jepte kurre liri per ne BE nese ne sdo te respektonim lirine e votes sone.

Gramoz Ruci Ka verejtje konkrete nga KE-ja dhe ju duhet te jepni pergjigje. Nuk ka vend per levdata por ka nevoje per reflektim duke nisur qe nga zgjidhja e krizes politike. Kjo nuk eshte koha e sazeve dhe e koncerteve por reflektim dhe ai duhet te filloje nga zgjidhja e krizes politike. Oferten tone e keni dhe ketu e dy vjet ne ju kemi vene nje pakt per reformen e drejtesise. Por kjo fillon nga zgjidhja e krizes politike. Ne nuk te besojme per zgjedhje te lira. Duam garanci qe nisin nga hetimi.

Sali Berisha Do ti kthejme ne program. Ata qe futen vizat ne kuti ndihen te deshperuar zberthyen jaka dhe kravata. Dilnit me pankarta Hap kutite ose cliro vizat ngritet cadra. Kur ju bete dasmen ne sollem lule tani hajdeni te festojme se bashku.

Gramoz Ruci Sot eshte dita qe ju te reflektoni dhe te mendoni se perse Evropa u tha lsquopo shqiptareve dhe lsquojo politikaneve. Flisni qe opozita ka pasaporta diplomatike qe nga une i fundit e deri tek deputeti i fundit ju jeni ai qe edhe ne kohen e murit keni levizur pa viza ne Evrope.

Sali Berisha Z. Ruci nuk gabuat kur thate se ne kohen kur te tjeret jetonin ne bunker une shetisja ne Evrope me pasaporte dhe viza. Kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme dhe jo vetem shetisja z. Ruci por paraqisja punimet origjinale qe botoja ne Evrope dhe ne bote. Por sa here shkova u ktheva. Dhe u ktheva per te bere ate qe nuk kisha bere u ktheva per te te zbritur ty nga kali dhe ti e di vete kete u ktheva per te permbysur pushtetin e paligjshem dhe barbar. Takohemi pas 20 vjeteve ne kete salle por me shume dhimbje nga kali te zbrita. Kur them te zbrita ty me radhe nga Ramiz Alia e poshte.

Natyrisht 8 nentori ishte fundi i te gjitha perpjekjeve per te futur vizat ne kuti por shqiptaret kane nje memorie dhe ju duhet tu kerkoni te falur sepse ju ne kete salle votuat ne menyren me te vendosur kunder cdo hapi jetik per heqjen e vizave u ngritet fuqishem dhe votuat kunder kontrates per pajisjen e qytetareve shqiptare me leternjoftime elektronike. Shqiptaret nuk mund te harrojne diskutimin tuaj z. Kryeminister ne hije kur sollet ketu kartat e bixhozit te kazinove dhe i paraqitet si leternjoftime te falsifikuara. U the te huajve se 70 mije karta jane te falsifikuara dhe e bete kete vetem e vetem per ti vene nje pikepyetje te rende nje procesi qe ishte jetik per heqjen e vizave. Me tej ne daten 14 maj kur ne rendin e dites te publikuar nga Komisioni Evropian ishte fiksuar se do te merrej vendimi per te sugjeruar heqjen e vizave per Shqiperine ju u ngujuat dhe filluat te ashtuquajturen greve urie ne te cilen pati vetem nje heroine dhe nje hero Fatmir Xhafa dhe nje zonje tjeter qe spo ia them emrin por po ta kisha ne parti do ta kisha vene ne flamur per vendosmerine e saj. Jam kujdesur per ju ne greve edhe per ushqimin qe ju vinte ne greve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›