E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takse e sheshte apo takse progresive

Taksë e sheshtë apo taksë progresive?

Është ky një debat i fundit i sjellë në vëmendje të opinionit publik.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhje qeverie se nuk do të ketë ndryshim taksash dhe se ato do të mbahen në nivelin aktual.

Pra, nuk do të ketë taksim progresiv mbi koorporata apo individët.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, taksa e sheshtë, në nivelin e 10 për qindëve është arsyeja e rritjes së investimeve të huaja.

Kjo taksë i bëri nga viti në vit, investitorët e huaj të tërhiqeshin drejt Shqipërisë dhe investitorët vendas të ngrinin biznese të reja.

Enea Janko, konsulent i bizneseve dhe ekspert në fushën e ekonomisë, konstaton se politikat e ulëta fiskale kanë qenë të domosdoshme, që ekonomia e vendit tonë të konkurronte në rajon

Ndërkaq, sipas zotit Janko, është e nevojshme që taksat e ulëta mbi individët duhet të mbahen të tilla për vite me radhë.

Debati për rritjen apo jo të taksave ka nisur pas prezantimit të programit zgjedhor të Partisë Socialiste, për zgjedhjet e ardhshme, ku përfshihet vendosja e taksës progresive, që takson më tepër biznesit dhe individët që fitojnë më shumë.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›