E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat e huaja, 40 ditë konvertimi në MASH

Kandidatët që i kanë mbaruar studimet jashtë vendit, mund t’i njësojnë më lehtë diplomat e tyre në Shqipëri. Nëpërmjet një ligji të posaçëm të Ministrisë së Arsimit, të diplomuarit jashtë duhet të sjellin një paketë dokumentesh në komisionin e posaçëm për të kërkuar konvertimin e diplomës. Për të bërë këtë njësim nuk duhet më shumë se 40 ditë kohë. Drejtoresha e Kabinetit në Ministrinë e Arsimit, Edlira Late thotë se në vite bëhen rreth 1000 njësime diplomash. Përpara se të kryhet një konvertim diplome, kandidatët duhet të dorëzojnë në MASH dosjen e aplikimit, që duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme: formatin e aplikimit të plotësuar; diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit; listën e notave ose suplementin e diplomës; dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj; mandatpagesën prej 2500 lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›