Taksitë londineze trazojnë PrishtinënNga Balkan InsightMbërritja e disa “taksive të zeza” nga kryeqyteti britanik në rrugët e Prishtinës, ka shkaktuar zemërim tek shoferët e tjerë të taksive. Taksitë tipike londineze kanë nisur të operojnë në Pri
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Taksitë londineze trazojnë PrishtinënNga Balkan InsightMbërritja e disa “taksive të zeza” nga kryeqyteti britanik në rrugët e Prishtinës, ka shkaktuar zemërim tek shoferët e tjerë të taksive.
Taksitë tipike londineze kanë nisur të operojnë në Prishtinë- për të kënaqur disa pasagjerë, e për të acaruar disa kompani që merrren me këtë biznes.
Luan Berisha e nisi shërbimin e tij London Taci në fillim të muajit që shkoi me 15 taksi të zeza, por shoferët e tjerë të taksive po ankohen duke thënë se firma nuk duhej të merrte një licencë për të operuar me këto mjete.
Thashetheme janë përhapur në Prishtinë se pronari i vërtetë i kompanisë është Bardhyl Sejdiu, djali i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe kjo lidhje politike e ka ndihmuar pët të marrë licencën për të punuar.
Një mohim kategorik i këtij fakti nga zoti Berisha, nuk ka zbutur pozicionin e firmave konkurrente.
Gëzim Babiqi, pronar i radio taksi Roberti, i tha Balikan Insight: “Ne të gjithë e dimë që kjo kompani është e regjistruar në emrin e djalit të presidentit, për këtë arsye bashkia ka vendosur që të japë kaq shpejt lejen për të punuar, ndërsa të tjera kompani taksish që punojnë për më shuëm se dhjetë vjet, nuk lejohen të zgjerojnë aktivitetin e tyre”.
Ndërsa shton se nuk e ka frikë konkurrencën, ai thotë se është e gabuar që për një firmë të ketë trajtim preferencial.
“Ne nuk kemi vende parkimi për makinat tona, dhe shumë kompani taksish operojnë në mënyrë ilegale dhe nuk kontrollohen nga bashkia,” thotë ai. “Kështu që bashkia duhet të merret fillimisht me këto çështje, e më pas të lejojë të tjera kompani që të operojnë”.
Ai thotë se kompania e tij, si shumë të tjera, nuk është lejuar që të shtojë numrin e makinave, për shkak të mungesës së parkingjeve, ndërsa London Taxi mori menjëherë leje pa asnjë problem.
Zoti Berisha tha se ishte koha që kaloi në Londër duke përdorur taksitë e famshme që e inspiroi për të sjellë 15 të tilla në Prishtinë.
Ai hedh poshtë akuzat për lidhje politike si “zhurmë e kotë”, duke thënë se nëse firma e tij do të ishte e lidhur me të birin e presidentit, ai nuk do e mohonte këtë.
“Nuk ka asnjë ligj në Kosovë që i ndalon të birit të një politikani të drejtën për të pasur një biznes privat, kështu që nuk kam ndërmend të merrem me këtë thashethem pa bazë,” thotë ai.
“Makinat e mia janë 100 përqind të prodhuara në Angli, plus që makinat e mia mund të transportojnë edhe njerëz me probleme, dhe ne kemi plotësuar të gjitha kushtet për të punuar në Prishtinë,” shpjegon ai.
E vetmja gjë që ndryshon në taksitë e Berishës nga ato të Londrës është se timoni është lëvizur dhe vendosur në krahun e majtë. Berisha duhej të ndryshonte timonin për shkak se timoni në krah të djathtë nuk lejohet në Kosovë.
Muhamet Gashi, një zëdhënës për bashkinë e Prishtinës, tha se ata i kanë dhënë leje kompanisë London Taxi pasi ajo kishte plotësuar të gjitha kushtet për të operuar në trafikun publik.
Sa për akuzat për emrin e djalit të presidentit pas kompanisë, Gashi thotë se emri i tij nuk ekziston në asnjë dokument të firmës.