“Italia dhe Shqipëria –dy popuj, një det, një miqësi”
Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me shumë partnerë institucional dhe private, italiane dhe shqiptare ka organizuar një sezon të pasur me evenimente që do të zgjojë me inisitiva stimuluese pranverën shqiptare. Mbrëmë në ambientet e rezidencës së Ambasadorit italian në Tiranë u prezantua evenimenti “Italia dhe Shqipëria –dy popuj, një det, një miqësi”, që ka për qëllim të theksojë raportin e mrekullueshëm ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Në çeljen zyrtare të Pranverës Italiane i pranishëm ishte Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Duke e cilësuar si një stine të madhe të miqësisë, zv. Kryeministri Meta vlerësoi se Pranvera Italiane do të ndriçojë nga një Unik këndvështrim Lidhjet e forta kulturore e shpirtërore mes dy popujve, që bazohen, ndër të tjera, në diasporën e hershme të arbëreshëve të Jugut të Italisë dhe në komunitetin e sotëm të shqiptarëve në Itali, të cilët po pasurojnë e konsolidojnë gjithnjë e më shumë gjithë tradicionale të miqësisë mes dy vendeve. Ndërsa Ambasadori D'Elia, vuri në dukje lidhjet kulturore tradicionale e ato të miqësisë që ekzistojnë mes dy popujve, të cilat përbëjnë ura të pazgjidhshme të këtyre marrëdhënieve. Ai e cilësoi këtë projekt të hapur ndaj nismave dhe e ftoi, me këtë rast, të gjitha subjektet shqiptare e ato italiane të marrin pjesë aktivisht për realizimin e veprimtarive të ngjeshura. Afrimiteti kulturor dhe miqësia ndërmjet dy vendeve përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të kësaj lidhje dhe bashkëpunimi kulturor. Programi “Italia dhe Shqipëria –dy popuj, një det, një miqësi”, do tju lejoj të merrni pjesë dhe të shijoni në këtë sezon 25 koncerte dhe spektakle , pesë prezantime kinematografike, 10 ekspozita kinematografike, 28 konferenca, pesë manifestime sportive, shtatë iniciativa në sektorin e ekonomisë dhe tregtisë, gjashtë aktivitete në fushën e arsimit dhe pesë konkurse me tematika të ndryshme. Ceremonia e hapjes së evenimenteve do të mbahet me 14 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, e cila i është besuar kompanisë italiane të kërcimit akrobatik “Kataclo”. Kompania “Kataclo” është e famshme në të gjithë botën dhe do të paraqes për publikun shqiptar një spektakël sugjestionues akrobatik me titull “Love machines” dedikuar Leonardo da Vincit. Opera Rigoletto e Giuseppe Verdit dhe koncerti i violinistit të famshëm Uto Ughi në datën 8 prill do ta inaugurojnë stinën stimuluese të koncerteve. Një larmi në këto evenimente do të jenë edhe ekspozitat e artit klasik dhe bashkëkohor me titull “Clasici Splendori” dhe “Atmosfere del ‘900” nga data (21 prill deri më 18 maj), me 80 vepra nga më prestigjiozet të koleksioneve të pikturës italiane (Ca’ la Ghironda); regjisori Giuseppe Tornatore do të jetë i ftuar special në një prezantim kinematografik të rëndësishëm (28 prill-2 maj). Evenimenti “Italia dhe Shqipëria –dy popuj, një det, një miqësi” do të sjell një suprizë për lexuesin shqiptarë, pasi në datat 22 deri më 25 prill në përputhje dhe me Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, do të mbahet salloni i Librit italian dhe shqiptar dedikuar literaturës më të mirë italiane dhe shqiptare, por mbi të gjitha dedikuar veprave letrare që shprehin lidhjen kulturore ndërmjet dy vendeve. “Italia dhe Shqipëria –dy popuj, një det, një miqësi”, do të jetë mbi të gjitha një mundësi për të diskutuar dhe reflektuar mbi tematikat e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. E rëndësishme është konferenca e cila do ti dedikohet Korridorit VIII (29-30 prill), i cili do të ketë një rol të veçantë pasi do të kontribuojë për të afruar Ballkanin Perëndimor me vendet e BE-së si dhe konferenca mbi fondet europiane (IPA) për përshpejtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në 19 maj. Edicionit Fiera del Lavante në Tiranë do ti lihet një hapsirë speciale produkteve “Mady in Italia”. Një hapsirë gjatë këtij evenimenti do ti lihet edhe aktivitetit Kooperacionit për Zhvillim në Shqipëri i cili do të vlerësoj me çmime reportazhin dhe artikullin gazetaresk më të mirë. “imigracioni dhe Intergimi” do të titullohet konferenca që do të marrin pjesë shumë personalitete. Me anë të mendimeve të shumta të sektorëve të shoqërisë civile do të krijohet “Forumi i Dialogut të Shoqërisë Civile italiane dhe shqiptare” që mund të zhvillojë një rol të rëndësishëm ndërlidhës ndërmjet institucioneve të dy vendeve me qëllim dhënien e më shumë përgjigjeve të përshtatshme për çështjet e aktualitetit. Duke u përmbledhur nga marsi në qershor “Italia dhe Shqipëria –dy popuj, një det, një miqësi”, do të jetë një moment i rëndësishëm për reflektim dhe argëtim në drejtim të miqësisë së madhe mes dy vendeve.
11 Mars 2010