E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët: Nga Vaziristani u tërhoqëm, nuk humbëm

Ndryshe nga ç'pretendohet nga ushtria pakistaneze, talebanët njoftojnë se nga krahina e Vaziristanit kanë kryer një tërheqje taktike dhe jo humbje kundër autoriteteve të Islamabadit. Lajmi është bërë i ditur nga "CNN" pas nje bisede telefonike me një zëdhënës taleban. Sipas zëdhëesit taleban tërheqja nga Vaziristani u bë për të ruajtur forcat dhe për të ndërmarrë një ofensivë kundër ushtrisë qeveritare në muajin janar të ndihmuar edhe nga moti i ftohtë. Krahina e Vaziristanit në Pakistanin perëndimor është përfshirë që prej datës 17 tetor nga luftime të ashpra mes talebanëve dhe forcave qeveritare konflikt ky që ka shkaktuar edhe mbi 250 mijë persona të shpërngulur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›