Forcat iraniane arrestojnë një korrespondent të AFP-së
Mediat e huaja janë të ndaluara për të raportuar mbi protestat nëpër rrugë, që pas demonstratave të dhunshme që kundërshtonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të qershorit, ku u shpall fitues presidenti Mahmud Ahmedinexhad.
"Farhad Pouladi po raportonte mbi protestën, kur u ndalua dhe u mor me forcë nga tre agjentë sigurie, dy prej të cilëve me uniformë ndërsa i treti i veshur civil. Që nga mëngjesi i djeshëm ne nuk kemi asnjë informacion mbi të apo vendndodhjen e tij", deklaroi shefi i zyrës së AFP-së në Teheran, Jay Deshmukh.
Policia u përlesh e me mbështetësit e liderit opozitar të Iranit, Mirhosein Musavi gjatë protestave vjetore antiamerikane në Teheran.
Deshmukh deklaroi se Ministria e Kulturës i kishte dhënë garanci AFP-së se çështja e Pouladit do të ndiqej me përparësi.