E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA e zhgënjyer nga drejtësia italiane

“Jemi të zhgënjyer nga vendimi kundër amerikanëve, të akuzuar për përfshirje në rrëmbimin në Milano të klerikut Abu Omar”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelli.

Një gjykatë italiane dënoi 23 ish-agjentë të CIA-s deri në tetë vjet burg për rrëmbimin në vitin 2003 të një kleriku egjiptian në Milano. Duke cituar imunitetin diplomatik, gjykatësi i Milanos, Oskar Magi liroi nga akuzat tre ish-agjentë të tjerë të shërbimit sekret amerikan dhe ish-kreun e shërbimit të zbulimit ushtarak italian.

Ndërkohë, qeveria italiane nuk ka kërkuar ekstradimin e amerikanëve, dhe ka mohuar të ketë pasur ndonjë rol. Autoritetet italiane kërkuan të mbyllnin çështjen për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›