E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanet do terhiqen nga distrikti i Burenit

Talebanet do te terhiqen sot nga distrikti i Burenit qe ndodhet ne veriperendim te Pakistanit. Lajmi eshte mesuar nga zedhenesi i nje kreu fetar qe eshte afer talebaneve e qe po kryen tratativa te veshtira midis militanteve islamike dhe autoriteteve lokale. Ata do te largohen nga pjesa veriperendimore e vendit dhe te kthehen ne fortifikaten e tyre me te madhe ne luginen Suat. Qeveria ne Islamabad ne muajin shkurt ra dakort me talebanet qe ne kete pjese te Pakistanit te jete ne fuqi ligji islamik, sheriati ne menyre qe te nderpriten konfliktet qe zgjasin qe prej dy vjetesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›