Talebanët mohuan vdekjen e Mullah Omarit

Talebanët afganë kanë përgënjeshtruar kategorikisht zërat se udhëheqësi i tyre shpirtëror, Mullahu Omar, është sëmurë rëndë ose madje ka vdekur, siç ka raportuar gazeta online “The Daily Beast”.
Duke cituar burime jo të identifikuara pranë kryengritësve, portali ka njoftuar se: “Omar mund të ketë vdekur, mund të jetë me kapacitete të reduktuara, ose i burgosur nga shërbimet sekrete pakistaneze, ISI”.
Por në një komunikatë, zëdhënësi i rebelëve, Zabihullah Mujahid, e ka cilësuar njoftimin e gazetës si “propagandë dhe lëvizje të armikut”.
“Mullahu Omar është i lirë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe sistematikisht, në mënyrë verbale apo të shkruar, u përcjell urdhrat e tij talebanëve”, ka deklaruar zëdhënësi.