Kosova s'është e gatshme për bisedime, pa u zbatuar të gjitha marrëveshjet

Kështu tha sot zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në debatin e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim.
Sipas Tahirit dialogu i nivelit të lartë duhet të shërbejë paqes dhe stabilitetit në rajon.
Sfidat e dialogut teknik janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun me Serbinë. Në një debat të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri tha se Serbia është duke respektuar vetëm marrëveshjen për tregtinë e lirë, ndërkaq kur është fjala për çështje politike qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.
Ajo tha se Kosova nuk është e gatshme të ketë bisedime teknike me Beogradin, pa u zbatuar të gjitha marrëveshjet.
Tahiri theksoi se sa i përket dialogut të nivelit të lartë, ai duhet t’i shërbej paqes dhe stabilitetit, dhe për këtë kërkojë që të ketë një konsensus politik.
Ndërkaq, deputetet i LDK-së, Sadri Ferati kërkoi që Kuvendi t’i definoj vijat e kuqe.
Publikimet: “Raportet në mes të Prishtinës dhe Beogradit” dhe “Nga paqartësia kreative në një proces konstruktiv: Si ti qasemi veriut”, janë pritur pozitivisht edhe nga Ardian Gjini i cili tha se dialogu ka mundësi të përshpejtoj zhvillimin e Kosovës, dhe integrimin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. /rtk/