E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta, model për Cazorlan

Futbollisti i Arsenalit, Santi Cazorla e ka shfaqur admirimin për Andres Iniestan, ndërsa shton se mesfushori i Barcelonës është futbollist i kompletuar dhe model i tij.

Cazorla është bërë lojtar i rëndësishëm i ‘Topçinjve’, përkundër faktit se iu bashkua këtij ekipi vetëm gjatë verës nga Malaga.

Ai ka realizuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime, në shtatë ndeshje të Premierligës.

“Iniesta është lojtari nga i cili mësoj dhe e shoh veten. Mundohem t’i kopjoj gjërat që i bën ai, por është mjaft e vështirë. Kur i bën ato gjëra ai, duken të lehta, por është mjaft vështirë t’i bësh. Andres është model, në fushë dhe jashtë saj”, tha Cazorla për ‘Marca’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›