E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët publikojnë “planet e sigurisë”

Talebanët në Afganistan kanë publikuar, të ashtuquajturat “plane të sigurisë” për një takim kombëtar që pritet të mbahet, por qeveria afgane ka hedhur poshtë pretendimet si të pabaza.

Talebanët në ueb faqen e tyre kanë publikuar hartat e vendeve ku do të mbahen takimet sipas tyre, si dhe një listë të masave të sigurisë.

Por ministria e Brendshme e Afganistanit ka thënë se dokumentet ishin të rreme dhe se talebanët duan të frikësojnë afganët që do të marrin pjesë në këtë mbledhje tradicionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›