E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte llogarit në Quagliarellan

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte i ka thënë drejtuesve të klubit që në çfarëdo rrethana të mos e shesin sulmuesin Fabio Quagliarella gjatë afatit kalimtar të janarit ka njoftuar Gazzetta dello Sport, të hënën.

28 vjeçari nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme gjatë këtij sezoni pas rikuperimit nga lëndimi serioz i gjurit që pësoi në janar të këtij viti. Pas vetëm një paraqitjeje deri më tani dhe ajo për 14 minuta, Quagliarella spekulohej me largim gjatë janarit.

Por, Conte dëshiron ta ketë në dispozicion për gjithë sezonin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›