Talenti shqiptar Anes Alii shkëlqen në Zvicër, kapiten i FC Basel U15

TIRANË 25 maj /ATSH/ Një nga emrat premtues të futbollit shqiptar në diasporë është talenti i ri Anes Alii, i cili po spikat me paraqitjet e tij në akademinë e njohur të FC Basel.
I lindur më 10 shkurt 2011 në Basel, me prejardhje nga fshati Zherovjan i Tetovës, Anes Alii është pjesë e akademisë së FC Basel që nga mosha 6-vjeçare, duke kaluar me sukses të gjitha grupmoshat e klubit, nga U6 deri te U15.
Aktualisht, talenti shqiptar mban shiritin e kapitenit te ekipi U15 i FC Basel, ndërsa aktivizohet edhe me ekipin U16 të klubit zviceran, një tregues i qartë i potencialit dhe zhvillimit të tij të shpejtë në futbollin europian.
Paraqitjet e tij të qëndrueshme kanë bërë që Alii të jetë pjesë edhe e përfaqësueses së Zvicrës U-15, duke u renditur ndër futbollistët e rinj shqiptarë që po afirmohen në futbollin zviceran.
Anes Alii dallohet për fizikun e fuqishëm, shkathtësinë dhe agresivitetin pozitiv në lojë, ndërsa cilësitë e tij si lider e bëjnë një futbollist me perspektivë të madhe për të ardhmen. Ai mund të luajë në disa pozicione të rëndësishme në fushë, si mbrojtës qendror i majtë, mesfushor me tipare mbrojtëse dhe mbrojtës i majtë.
Idhull i tij mbetet kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ndërsa specialistë të futbollit besojnë se Alii ka potencialin për të ndjekur një karrierë të suksesshme në nivelet më të larta të futbollit europian.
Komuniteti shqiptar në Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut e sheh Anes Aliin si një talent premtues, me shpresën që në të ardhmen ai të veshë edhe fanellën e Albania national football team dhe të përfaqësojë shqiptarët në arenën ndërkombëtare.
/gj.m/