E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna e lumtur që e quajnë “Zogu”

Altuna Sejdiu ‘Tuna’ nuk ka munguar në ndarjen e çmimeve të VFM 13, ku ka fituar edhe çmimin “Best Female” për këngën dhe videon ‘I Asaj’.

Ajo kur rrëmbeu çmimin tha se ndjehet mirë kur e quajnë ‘zogu’, duke iu referuar edhe prekjes intimë gjatë videokëngës, ku nga ky gjest u quajt e tillë.

Por, duket se këngëtarja nuk e ka harruar këtë veprim, dhe këtë u ka kujtuar fansave të saja sërish gjatë kësaj mbrëmje gala.

Vlen të theksohet se në këtë eveniment më së shumti çmime fitoi Flori Mumajesi, madje edhe atë kryesorin “Best Video”, në të gjitha komponentët për krijimin dhe realizimin e këngës “Pa jetë”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›