E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter triumfon mbi Manchester City

Aventura e Rafael Benitez ne pankinen e Interit ka nisur ne menyren me te mire, pasi kampionet e Italise kane mundur 3-0 Manchetsr City ne ndeshjen e zhvilluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per trofeun “Pirrelli”. Ky i fundit shkon per here te 14-te ne klubin internist, pas nje ndeshjeje te dominuar plotësisht nga skuadra e drejtuar nga Benitez, e cila luajti per me shume se 70 minuta me nje lojtar me shume.

Ish-mesfushori zikalter Patrick Vieira do te linte fushen ne minuten e 20-te, por edhe përpara këtij episodi Inter kishte vene shume here ne veshtiresi Manchester City e Roberto Mancinit, qe ne kete ndeshje nuk ishte ne pankine per arsye familjare. Pas shume përpjekjesh Inter do te kalonte ne avantazh ne minuten e 38-te me Obina. I rikthyer pas nje viti huazin ne kampionatin spanjoll, sulmuesi nigerian do te dergonte topin ne rrjete me nje goditje te priret ne shtyllen e dyte, mduke kaluar zikalterit ne avantazh. Ky gol do te mbyllte edhe pjesen e pare, nderkohe qe vetem nente minuta nga fraksioni i dyte, Obina do te dyfishonte rezultatin per italianet dhe ne te njejten kohe do te realizonte golin e dyte personal ne kete sfide.

Inter do te mbyllte përfundimisht ndeshjen ne minuten e 74-rt me te riun Biraghi, qe i hedhur ne fushe si zevendesues, do te vuloste përfundimisht fitoren 3-0 te skuadres se Benitez. Inter do ter luaje ndeshjen e ardhshme me 3 gusht ne Toronjto kunder grekeve te Panathinaikos.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›