Tani më e lehtë të blesh shtëpi me Edil Al, klikoni te www.edilal.com
“Nëse keni menduar të blini një shtëpi apo një pronë, mjafton vetëm të keni të qarta preferencat tuaja dhe pa u munduar që të shkoni në terren e gjeni banesën e ëndrrave tuaja”
TIRANë - Tani mjafton një klikim dhe mund të gjeni shtëpinë e ëndrrave tuaja. Kompania “Edil Al”, me sloganin e saj, “Ne krijojmë standarde, të tjerët na ndjekin”, ju ofron që nga shtëpia, zyra apo kudo që jeni, të mund të informoheni dhe të zgjidhni mes ofertave që në ofrojmë, vetëm duke klikuar në www.edilal.com, dhe më pas çdo gjë do të jetë në dorën tuaj. Kështu tani, nëse keni menduar të blini një shtëpi apo një pronë, mjafton vetëm të keni të qarta preferencat tuaja dhe pa u munduar që të shkoni në terren e gjeni banesën e ëndrrave tuaja. Për herë të parë nëpërmjet një klikimi në faqen zyrtare të internetit të kompanisë “Edil Al”, ju gjeni online që nga shtëpia vendndodhjen, planimetrinë, projektin dhe arredimin më të mirë për apartamentin tuaj.
Kompania më e madhe e ndërtimit që operon në treg që nga viti 1994, jua ofron këtë mundësi për të zgjedhur mes tre komplekseve gjigante: “Kristal 2”, kompleksi “Gjelbërimi” dhe “Syri i liqenit”. Në preferencën tuaj është madhësia e apartamentit, dhomat dhe pamja e tij. Kompania “Edil Al” bën të ditur se, në këtë mënyrë, por edhe duke parë pamjen e godinës ku mendoni të jetoni, ua lehtëson procedurat dhe mënyrën e blerjeve, jo vetëm për ata që jetojnë në Shqipëri, por dhe jashtë saj.
Në uebsajtin e kompanisë do të gjeni dhe prona. Kështu, kjo mënyrë komunikimi do të bëjë me të lehtë, jo vetëm blerjen e apartamenteve, por plotëson dhe kërkesat e atyre bizneseve që dëshirojnë të blejnë një pronë. Të gjithë ata persona apo biznese që do të zgjedhin pronën e tyre, me anë të uebsajtit të kompanisë “Edil Al”, www.edilal.com, do të përfitojnë nga kompania dhe një ulje prej 4 përqindësh për çdo blerje të bërë.
Drejtoresha e marketingut e kompanisë “Edil Al”, Zhaklina Rira, deklaroi se, “kompania është tashmë e njohur për cilësinë e saj të pakonkurrueshme në treg dhe përveç ofertave të vazhdueshme për klientët e saj, si ajo e financimit deri në 70 për qind të vlerës së shtëpisë, tashmë vjen me afër klientëve të saj, dhe me faqen ueb më të re, www.edilal.com. Në këtë mënyrë, kompania e njohur u jep të gjithë klientëve të interesuar komoditetin që nga shtëpia e tyre, të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm mbi të gjitha mundësitë për të investuar në prona, me ofertat e momentit”. Sipas Rirës, “në këtë mënyrë ne nuk mbetemi vetëm te prezantimi i kompanisë sonë, sikurse është çdo uebsajt, por është një mënyrë për të fuqizuar akoma më shumë shërbimin ndaj klientit”. Të gjithë ata persona që do të regjistrohen në uebsajtin e kompanisë “Edil Al”, www.edilal.com, do të përfitojnë 4 për qind ulje të çmimit.
çfarë mund të gjeni në uebin e kompanisë “Edil Al”, www.edilal.com
1 - Mund të gjeni onlinë shtëpinë tuaj që nga vendndodhja, planimetria, projekti, arredimi dhe pamjen e godinës.
2 - Nëse jeni biznes dhe kërkoni pronë, uebi i “Edil Al” jua mundëson duke bërë vetëm një klikim te www.edilal.com
3 - Në këtë ueb mund të gjeni dhe vendndodhjen e tre komplekseve gjigante: “Kristal 2”, kompleksi “Gjelbërimi” dhe “Syri i liqenit”.
4 - Me anë të faqes online, kompania dëshiron që të gjithë shqiptarët të njohin një gjë të re mbi tregun e ndërtimit, si dhe të bëjë më të lehtë procesin e blerjes së pronës suaj.
Me uebin e saj, kompania “Edil Al”, përveç ofertave më të mira në treg dhe cilësisë së pakrahasueshme sjell dhe faqen online për të blerë çdo gjë komode, si dhe duke zgjedhur vetë ju të gjitha asetet nga shtëpia.
Tokat djerrë, u hiqen me ligj nga përdorimi pronarëve
Qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme një ligj, sipas të cilit u heq të drejtën për të shfrytëzuar tokën e lënë djerrë pronarëve të ligjshëm të saj
Tokat djerrë do t’i merren pronarit nga ana e një Këshilli që do të ngrihet me ligj dhe do t’u jepen me qira personave që janë të interesuar. Pronarit të tokës do t’i jepet 1/10 e qirasë që do të merret. Projektligji është miratuar gjatë ditës së djeshme nga ana e qeverisë. Kryeministri Berisha ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme, se Shqipëria është një vend me pak tokë, pasi zonat malore zënë 2/3 e territorit. Kreu i ekzekutivit tha se, megjithëse ka zona të mbjella në çdo centimetër katrorë, në shumë të tjera në ultësirën bregdetare dhe jo vetëm aty, ka mijëra hektarë që nuk punohen. “Këtë tokë e kemi ndarë me ligjin 7501, një ligj që është bazuar në parimin “Toka atij që e punon” dhe “Atij që jeton aty”. Unë nuk them se do t'i marrim tokën atij që ia kemi dhënë me ligj e do t'ia japin dikujt tjetër, por kjo tokë do të kalojë në fondin e komunës dhe mbi bazën e ligjit do të jetë i detyruar ta japë me të dhjetë.”- tha kryeministri. Sipas tij, duke kaluar në fondin e komunës, kjo e fundit do të ketë të drejtë t'ia japë dikujt tjetër për ta shfrytëzuar dhe pronarit, që i ka kthyer shpinën tokës, t'i paguajë të dhjetën, pasi nuk mund të lihet as edhe një metër katror tokë të papunuar në vend. “Ligji do të përcaktojë të gjitha procedurat e dhënies me të dhjetë të tokës, të cilat do të jenë transparente, jo me letra xhepi, por me opsion të hapur dhe me projekte.
***
Sipas projektligjit të miratuar gjatë ditës së djeshme, Komisioni i Evidentimit të Tokave të Pakultivuara do të ngrihet pranë çdo komune dhe/ose bashkie, me përbërje: përgjegjësi i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës që do të jetë kryetar, përfaqësuesi i drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK), anëtar, si edhe kryetari i fshatit përkatës që do të jetë anëtar. Komisioni bën çdo vit brenda 15 shtatorit, verifikimin e sipërfaqeve të tokave të pakultivuara për çdo fshat. Verifikimi bëhet duke u bazuar në këqyrjen fizike të sipërfaqes së tokës, në të dhënat kadastrale dhe në informacionin e siguruar nga vetë pronari i saj. Në mungesë të pronarit, komisioni mund të sigurojë informacion nga pronarët kufitarë, të afërm të tij apo banorë të tjerë të fshatit. Rezultatet e verifikimit, për çdo pronar ose posedues të ligjshëm, pasqyrohen në një dokument, forma dhe përmbajtja e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Dokumenti i verifikimit i paraqitet kryetarit të komunës dhe/ose bashkisë brenda datës 30 shtator të çdo viti. Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë publikon, brenda datës 15 tetor të çdo viti, listën emërore të pronarëve ose poseduesve të ligjshëm me sipërfaqet përkatëse të tokave, të evidentuara si të pakultivuara në çdo fshat. Kjo listë afishohet, për një afat prej 45 ditësh, në qendër të komunës dhe në fshatin përkatës.