E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani, nje karikues i vetem per cdo tip celulari

Komisionit Evropian evidenton faktin se ne Evrope ka perafersisht 400 milione celulare. Vleresohet se vetem gjate ketij viti do te shiten deri ne 180 milione celulare. Me siguri, qe shume njerezve u ka ndodhur te kene harruar, apo te kene humbur karikuesin e celularit. Dhe te gjithe e dine se nuk eshte lehte te gjendet nje aparat tjeter i pershtatshem me telefonin tuaj mobil. Kete problem duhet te zgjidhe tani nje aparat universal karikimi per te gjithe llojet e telefoneve mobile. Kjo vjen si rrjedhoje e presionit qe beri Komisioni Evropian ndaj prodhuesve kryesore te celulareve. Ata duhet te standardizojne prodhimin e tyre dhe te prodhojne vetem nje karikues te gjithanshem, per te gjithe celularet. Eshte fjala vetem per celularet, tek te cilet eshte e mundshme bartja dhe shkembimi i datave elektronike. Edhe mbi tavolinen e punes se komisionerit gjerman per Industrine ne Bashkimin Evropian, Günter Verheugen ishin mbledhur disa karikues te ndryshem.

E gjithe kjo i kishte ndodhur vetem gjate kohes se nje periudhe legjislative. Cdo celular i ri shoqerohet me nje karikues te ri! Ekzistojne mbi 30 lloje te ndryshme te karikuesve. Si pasoje e kesaj krijohen disa mijera tonelata elektro-mbeturina. Kjo eshte tepruar dhe eshte shnderruar ne nje problem, i cili duhet zgjidhur. Ne Bashkimin Evropian nga viti i ardhshem kjo ceshtje do t'i takoje te kaluares. Komisioneri gjerman per Industrine ne Bashkimin Evropian, Günter Verheugen thote se "Qellimi kryesor eshte te menjanohet grumbullimi i aparateve te karikimit. Prodhuesit duhet te pajisin te gjithe aparatet me spinen e njejte Micro USB, ashtu si tek te ashtequajturit "Smartphones" ose te Harddisqet e kompjutereve".

Deri tani dhjete nga prodhuesit kryesor te celulareve, sic jane: Nokia, Sony Ericsson, Samsung, Motorola, Apple etj. qe perbejne 90 perqind te tregut ne pergjithesi, kane nenshkruar deklaraten pör zbatimin e kerkeses nga komisioni Evropian. Kjo nuk ndodhi plotesisht ne baza vullnetare. Prandaj komisioni kishte kercenuar me nje ligj enkas per kete ceshtje. "Ndermarrjet kane patur interesa dhe strategji te ndryshme. Nuk ishte e lehte t'i bindesh ato per nje strategji te perbashket. Por une mendoj se ketu perfundimisht ndihmoi kanosja me ligjin per standardizimin e prodhimit," thote Verheugen. Kjo i ndihmon edhe z. Verheugen personalisht. Pas pese vitesh ne detyre ai do te largohet nga Brukseli dhe ndoshta nuk do te kete nevoje te marre me vete te gjithe karikuesit qe ishin grumbulluar ne zyren e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›