Toptan: Investimet turke në Kosovë, do të rriten
Në Aeroportin e Prishtinës, z. Toptan i uruan mirëseardhje anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti,Mufera Shinik e Ibrahim Gashi, si dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagxhillar. Toptan dhe delegacioni që e shoqëronte pastaj vizituan Fabrikën e miellit në Fushë Kosovë, ku u prit nga udhëheqja e saj, edhe njëherë u shpreh i kënaqur që gjendet në Kosovë, dhe u falënderua për pritjen e ngrohtë që iu bë me këtë rast.
"Ky investim nga ana e biznesmenit turk Ibrahim Aksoj na bën të lumtur të gjithëve. Kjo është shenjë se investimet turke në Kosovë do të jenë edhe më të mëdha, të cilat do të reflektohen pozitivisht në thellimin e bashkëpunimit të gjithmbarshëm ndërmjet Turqisë dhe Kosovës", tha Toptan. "Kjo është shenjë se investimet turke në Kosovë do të jenë edhe më të mëdha, të cilat do të reflektohen pozitivisht në thellimin e bashkëpunimit të gjithëmbarshëm ndërmjet Turqisë dhe Kosovës", tha ai.
Toptan shprehu bindjen se punët në Kosovë po ecin mirë, ndërsa interesimi i Turqisë për Kosovën mbetet i njëjtë si para pavarësisë, ashtu edhe pas pavarësisë, që u dëshmua edhe me njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. "Ballkani është rajon i lidhjeve historike të popujve, ndaj edhe bëhen përpjekje për thellimin e bashkëpunimit. Edhe kjo ndërmarrje , ku jemi sot, tregon se çfarë rëndësie i jep shteti turk bashkëpunimit dhe zhvillimit të Kosovës", theksoi Toptan. Kryeprlamentari Koksal Toptan vizitoi edhe Odën e Tregtisë Kosovare Turke.