Dënohet me 80 goditje me kamzhik pse piu alkool
Share
Një të riu 20-vjeçar në Afganistan i ka kushtuar shtrenjtë dëshira për të konsumuar alkool. Kjo, pasi ai është dënuar nga një gjykatë me plot 80 kamzhikë. Dënimi është vënë në zbatim dhe tashmë zor se djaloshit do ti shkojë në mend për alkool.
Në Afganistan, ku ligjet janë shkruar në përputhje me Rregullat e Sheriatit, alkooli konsiderohet vepër penale. Në Islam, pija e alkoolit është rreptësisht e ndaluar dhe shumë vende myslimane, e ndëshkojnë ligjërisht pirjen e alkoolit.