Turqi, defekt avioni, 70 shqiptarë bllokohen në Antalia
ANTALIA-Jane rreth 70 turistë shqiptarë qe kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në aeroportin e Antalias në Turqi për shkak të një defekti në avionin me të cilin do të udhëtonin drejt Shqipërisë.
Një turiste në një njoftim telefonik për TVNews24 përcolli situatën nga aeroporti duke u shprehur se kompania turistike nuk po përpiqet të zgjidhë situatën që ka bllokuara gra e fëmijë ne aeroportin turk.
“Avioni duhet të nisej në orën 11:45 minuta, sapo na hipën, as 5 minuta në bord, na komunikuan të zbresim. Tani kemi kaq orë që presim në aeroport për një zgjidhje të situatës, por asnjë përgjigje. Jemi 70 turistë të ulur këmbëkryq në aeroport dhe e vetmja që është të bërtasim që të na japin vëmendje”.
Turistja shprehet se gjatë kësaj kohe ka ardhur një përfaqësues i kompanisë turistike dhe u ka ofruar të bëjnë një shëtitje nëpër qytet, por turistët kanë këmbëngulur të mos largohen nga aeroporti.
“Mbaruam pushimet, tani duam të rikthehemi në Shqipëri. Kemi fëmijë, gra, të moshuar mes nesh dhe nuk mund të presim gjatë këtu”.
Po sipas turistes, zëra në aeroport u kanë konfirmuar se situata mund të zgjidhet gjatë mbrëmjes, por “as kjo nuk ka për të ndodhur pasi na kanë lënë këtu dhe askush nuk po interesohet për ne”, thekson turistja shqiptare nga aeroporti i Antalias, Turqi.
(d.b/BalkanWeb)