De Biazi: Shqipëria, një sfidë, duhet të rritemi
TIRANE- Xhani De Biazi sot do të jetë në Tiranë për të prezantuar skuadrën për dy ndeshjet e radhës, ndaj Islandës e Sllovenisë, ku synimi i kombëtares shqiptare do të jetë marrja e maksimumit të pikëve, ndaj skuadrash që nuk kanë ndonjë diferencë të madhe.
Trajneri i përfaqësueses kuqezi beson se sapo ka nisur një udhëtim me Shqipërinë, ndërsa pranon se drejton një skuadër të vogël, por që ka premisa të rritet duke parë dëshirën e madhe të lojtarëve. "Kur mora Shqipërinë, ishte synimi im që të drejtoja një ekip kombëtar, - rrëfen De Biazi në një intervistë dhënë dje për Vasto Web në Itali. - Më pas, doli që ishte një sfidë shumë e rëndësishme dhe kam dëshirë që të shkojmë shumë larg. Pastaj, në futbollin e sotëm roli i trajnerit është bërë i gjithanshëm, duhet t'u përgjigjesh edhe personave të tjerë dhe disa zgjedhje duhen bërë në autonomi të plotë", shton tekniku kuqezi.
Shqipëria arriti një fitore dhe një humbje në dy takimet e para të eliminatoreve të Botërorit 2014, rezultate që e kanë mbushur me optimizëm De Biazine edhe pse loja nuk duket ende në nivelet që pritet. "Materiali që kam në dispozicion në kombëtaren shqiptare nuk është i keq. Lojtarët e këtij kombi, ata më të zotët, luajnë pak a shumë në të gjithë Evropën dhe vetëm në Itali janë tre.
Sa i përket anës tjetër të medaljes, niveli në Shqipëri është i ulët, por kombëtarja është një skuadër e mbushur me të rinj dhe sipas këndvështrimit tim, këta lojtarë duhen lënë të rriten", shprehet më tej Xhani De Biazi. Tekniku italian pritet të jetë sot në Tiranë, ku do të bëjë prezantimin e listës së futbollistëve të thirrur për dy ndeshjet e radhës, por edhe të tregojë synimet e Shqipërisë. Burime pranë FSHF-së bëjnë të ditur se ndryshimet pritet të jenë të pakta në krahasim me futbollistët që luajtën në takimet me Qipron e Zvicrën.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)