E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare mohon: Jo shkembimit Carrozzieri-Cribari

Pas zerave per nje shkembim te mundshem Carrozzieri-Cribari, drejtuesi i larte i skuadres romane ka hedhur poshte gjithcka.

Drejtori teknik i skuadres se Lacios, shqiptari Igli Tare ka folur per objektivat bardhekalter te merkatos se dimrit. Pas zerave per nje shkembim te mundshem Carrozzieri-Cribari, drejtuesi i larte i skuadres romane ka hedhur poshte gjithcka.

“Po flasim per dy lojtare me cilesi te mira. Carrozzieri po tregon se eshte nje mbrojtes i madh dhe luan ne lartesine e skuadres se Palermos, por edhe Cribari ka treguar prej disa vitesh se eshte nje lojtar thelbesor per skuadren tone. Per momentin jemi shume te kenaqur nga ai dhe zerat qe e shohin larg nesh nuk jane te verteta”, theksoi ish sulmuesi shqiptar.

Diten e diele ne ndeshjen Udineze-Lacio, Tare e ka pare ndeshjen nga tribuna, perkrah presidentit Lotito dhe jo prane trajnerit Delio Rossi ne stolin e skuadres bardhekalter, duke treguar se ai tashme eshte kthyer ne numrin 2 drejtues te shoqerise bardhekalter.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›