Tare, thjesht një zëvëndësues sekondash

Albania-sport Sulmuesi Ilgi Tare po shërben vetëm për dekor në skuadrën e Lacios, aq sa shqiptarit i duhet të mbetet në regjistrin e ndeshjes. Edhe në takimin e ditës së diel Rexhina-Lacio (2-3), Tare hyri në lojë në minutën 93 në vend të sulmuesi maqedonas Goran Pandev.
Kosovari me pasaportë zviceriane Valon Behrami luajti gjatë gjithë takimit duke u ndëshkuar edhe me një karton të verdhë në minutën e 67 për një faull të rëndë.